SHQIPONJA E KRYQE – Sa herë është në krizë politike, pushteti shpreh apetite për ngritjen e përmendoreve

    Rikthehen apetitet për lavdi përmes përmendoreve. Njohësit e rrethanave thonë se e shkuara ka ngritur tensione ndër etnike kur janë hapur temat për ngritjen e lapidarëve të heronjve apo simboleve fetare.

    Për politologen Mirjana Najçevska sa herë që është në krizë politike apo ekonomike pushteti përpiqet të vendos kryqe e shqiponja për të fshehur vjedhjet, mashtrimet e manipulimet e Qeverisë dhe Komunave.

    “Në vend se t’i pyesin qytetarët çfarë ju duhet dhe si duan të shpenzohen paratë e tyre, shkojnë ndërtojnë përmendore të llojit nacionalist, përmes të cilëve duan të maskojnë mungesën e aktiviteteve reale në interes të qytetarëve dhe shpesh të fshehin vjedhjet, mashtrimet dhe keqpërdorimet e funksioneve të gjithë atyre që janë në pushtet”, tha Mirjana Najçevska, Politologe.

    “Revolucioni  Shumëngjyrësh” ishte kundër vënies së përmendoreve në projektin “Shkupi 2014”, tha ajo, duke shtuar se të ata që janë në pushtet vazhdojnë politikën e njëjtë si maqedonasit ashtu edhe shqiptarët.

    “Në Sheshin qendror të Shkupit ka shumë përmendore në një hapësirë të vogël, pothuajse në çdo 100m2 ka nga një lapidar. Nga ana tjetër, autoritetet qendrore dhe lokale nuk mjaftohen me kaq, propozojnë ndërtimin e lapidarëve të tjerë. Por, qytetarët janë ata, të cilët nuk i duan këto statuja, ata kërkojnë që në vend të shpenzimeve të parave për to, të ndërtohet diçka që u vihet në funksion të jetës së tyre”.

    “Mbase nuk kemi respekt dhe mendojmë që nuk vlejmë, andaj duam të dëshmojmë përmes lapidarëve se jemi me të rëndësishëm. Por ka shumë çështje tjera ku duhet të investohet në spitale, çerdhe. Mbesën time për 10 muaj nuk mund ta regjistroj në kopsht, ndërsa propaganda është e madhe si në fenë tonë ashtu edhe tek myslimanët, që fëmijët e tyre gjithashtu nuk kanë kushte”, thotë një qytetare.

    “Më mirë të ndërtohen çerdhe e spitale, sepse ndërtojnë objekte tjera, por nuk planifikojnë se aty duhet të lindin fëmijë të qohen në kopshte e shkolla”, shprehet një qytetare tjetër.

    Përderisa në Komunën e Likovës u përurua lapidari për nderë të heronjve të UÇK-së të rënë, në pritje të OK-it është Komuna e Kumanovës për “Branitellat” e rënë nga pala tjetër në Konfliktin e 2001-it. Ndërkaq, Komuna e Kisella Vodës pritet të ndërtoj Kryqin gjigand në Draçevë. Jo shumë larg në vijë ajrore nga Kryqi në Aerodrom. Ndërkaq, Sheshi “Shqiponja” në Çair ka pas hasur atëherë në reagime të shumta. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gjykime të tjera për Kamçevin në rastin “Perandoria”

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI me këmbëngulje duan që Teuta Arifin ta bëjnë ambasadore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë