Gjykime të tjera për Kamçevin në rastin “Perandoria”

    Orce Kamçev, megjithatë, nuk mund të shpëtojë nga procedura e mundshme gjyqësore ndaj tij për rastin “Perandoria”, mëson Alsat nga burime në Prokurori. Ai e ka pranuar fajësinë vetëm për një nga pesë veprat penale për të cilat akuzohet, pra shpërdorim detyre për periudhën deri në vitin 2009. Hetimi i hapur nga PSP-ja në nëntor të 2018 njoftoi edhe për katër vepra të tjera të kryera penale– “Bashkim kriminel”, “Dëmtimi ose privilegjimi i kreditorëve”, “Mashtrim” dhe “Pastrim parash”, vepra për të cilat dyshohet se janë kryer para dhe pas vitit 2009. Hetimi aktualisht është zgjeruar, por nuk dihet saktësisht se cilat vepra penale i ngarkohen Kamçevit. Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur për Alsat se Kamçevit do t’i paraqiten provat për vepra e tjera penale për të cilat ai nuk ka qenë dakord. Nga Prokuroria për Alsat konfirmojnë se vazhdon procedura ndaj Kamçevit në rastin “Perandoria” për veprat për të cilat nuk ka ujdi.

    “Për momentin rrjedhin afatet, në të cilat në pajtim me ligjin, të akuzuarit dhe pala mbrojtëse kanë të drejtë të shqyrtojnë provat dhe propozimin e dëshmive. Pas përfundimit të këtyre afateve, prokurori i lëndës do të marrë vendim nëse do të ketë akt akuzë, kundër ndaj sa personave dhe për cilat vepra penale”, thonë nga  Prokuroria

    Procedura është e njëjtë edhe për partnerin afarist të Kamçevit, Nenad Josifoviq, i cili është pajtuar për veprën penale “Pastrim parash”. Rasti “Perandoria” është para akuzës. Këtë e ka konfirmuar së fundmi prokurorja Lile Stefanova e cila është duke punuar në hetime. Prokuroria tashmë ka dërguar njoftim për të gjithë të dyshuarit për hetimin e kryer dhe varësisht nga pranimi i atij dokumenti, i dyshuari ka 15 ditë kohë për të dorëzuar provat. Pas këtij afati, Prokuroria do të vendosë nëse do të kërkojë gjykim për rastin në fjalë. Alsat ka kontaktuar edhe me një pjesë të ekipit të avokatëve të Kamçevit, por nuk ka komente për ndonjë vepër tjetër të kryer, përveç asaj për të cilën ka rënë dakord. Kamçevi e ka bërë këtë për veprën penale “shpërdorim i funksionit” dhe ka pranuar dënimin me një vit burg dhe i ka paguar shtetit 5 milionë euro përmes kompanisë “Kara”. 

    Lajmi Paraprak

    Miratohet vendimi për shfuqizimin e masave kundër Covid-19

    Lajmi i rradhës

    SHQIPONJA E KRYQE – Sa herë është në krizë politike, pushteti shpreh apetite për ngritjen e përmendoreve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë