Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë përballet me mungesë të personelit mjekësor

    Shtëpia e shëndetit në Kumanovë përballet me mungesë të theksuar të personelit mjekësor, teknik e administrativ. Gjendja më e rëndë paraqitet nga muaji prill e këndej kur shumë infermiere për shkak të mos vazhdimit të kontratës së punës qëndrojnë në shtëpi, duke rënduar kështu funksionimin e punës së shtëpisë së shëndetit. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë Faruk Alili thotë se mungesa e kuadrit vështirëson dhe ngadalëson punën e ekipeve mjekësore të Shtëpisë së Shëndetit.

    “Është diku rreth 42 totali i punëtorëve me kontratë, ku përfshihen personel medicinal, personel Teknik dhe administratë. 21 janë personel medicinal 14 personel Teknik dhe 8 personel administrative pa të cilët puna e shtëpisë së shëndetit publik nuk besoj se do të mund të funksionojë. Është shumë e rëndësishme që t’i kemi prapë në vendin e punës sepse siç e dimë personeli në SHSHK është në moshë të shtyrë dhe çdo vit ikin në pensionim dhe e dimë se këto motra ishin ato që qytetarëve iu dolën në ndihmë gjatë pandemisë, është e patjetërsueshme puna në shtëpinë e shëndetit”, deklaroi Faruk Alili, Shtëpia e Shëndetit Kumanovë.

    Derisa për këtë gjendje nuk do të ketë zgjidhje, ndërkaq mungesa e personelit sa vjen e bëhet më alarmante, Alili thotë se shumë fëmijë do të humbin afatet e vaksinimit të rregullt, në veçanti tek moshat shkollore.

    “Nëse do kemi mungesë të personelit medicinal atëherë do shtyhen afatet nuk do kryhet puna në afatin e caktuar apo në afatet me të cilat institucioni jonë merret vesh me shkollat”, shtoi Faruk Alili, Shtëpia e Shëndetit Kumanovë.

    Nga ministria e Shëndetësisë pa përgjigje mbi këtë çështje, ndërkohë që autoritetet shëndetësore në Kumanovë thonë se ditëve të fundit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe atë të Shëndetësisë po shqyrtojnë një modalitet të ri I cili do të lehtësojë gjendjen me mungesën e personelit.

    Ndryshe, mungesa e personelit shëndetësor është një problem i cili prek çdo institucion publik shëndetësorë në vend. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Punonjësit e Higjienës komunale protestojnë për largimet e kolegëve nga puna dhe degradimet që ua bën ndërmarrja

    Lajmi i rradhës

    “Shpenzojmë mijëra denarë nga xhepi” – qytetarët ankohen për çmimet e ilaçeve në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë