Shtëpitë me arkitekturë tradicionale drejt zhdukjes!

    Dibra si një qytet i lashtë shqiptar ka patur monumente të shumta kulturo- historike. Duke marrë parasysh karakterin e qytetit dhe historinë e tij, një veçanti kanë patur shtëpitë e vjetra të dibranëve. Në këtë qytet gjatë shekujve kanë jetuar edhe dibran të pasur të cilët gjatë ndërtimeve të shtëpive kanë financuar shumë, por duke mbajtur arkitekturën të vjetër të qytetit. Familjet e pasura dibrane sipas të dhënave kanë preferuar ndërtime pompoze me karakteristikat arkitekturore, pa marrë parasysh vlerat financiare të ndërtimit. Kjo ka ndodhur deri në vitet të para luftës së Dytë botërore. Për fat të keq këta pasuri arkitekturore që faktikisht ishin edhe një thesar kulturo- historik në Dibër, viteve të 50-ta dhe më vonë filluan të zhduken.

    Njohësit e mirë të arkitekturës dibrane tregojnë se deri sot janë zhdukur afro 20 shtëpi me arkitekturë të vjetër dibrane. Mes tyre u zhdukën edhe shtëpitë e njohura të familjeve Grazhdani, Disha, Axhialili, Shehu, etj.

    Arkitekti i njohur dibran Gazmend Cami thotë se shumë shtëpi me arkitekturë të vjetër dibrane të cilët kanë patur edhe mbrojtje nga institucionet kompetente të vendit dhe kanë qenë në regjistrin e objekteve kulturo-historike, kanë vazhduar të rrënohen. Ai thotë se kjo ka ndodhur pas viteve të 70-ta dhe shton se edhe pse Dibra ka patur një thesar të pasur kulturo- historik me një arkitekturë tipike dibrane, nga viti në vit kjo pasuri po zhduket. Nuk ka ndihmuar as mbrojtja që kanë patur disa nga shtëpitë në fjalë meqë nga viti në vit këta objekte banimi janë rrënuar.

    Cami si një ekspert i njohur në lëmin e arkitekturës, thotë se rrënimi i objekteve ka qenë për shumë shkaqe. Institucionet kompetente të vendit edhe pse këta shtëpi i kanë pasur në mbrojtje, nuk kanë ndarë mjete për mirëmbajtje dhe sanimin e tyre.  Sot, në vend të shtëpive të bukura me arkitekturë dibrane po ndërtohen ndërtesa të larta kolektive të cilat dëmtojnë edhe aspektin urban të mëhallëve tipike dibrane. Ka patur edhe projekte për sanimin e disa nga shtëpive të vjetra dibrane por asnjëherë nuk ka ndodhur që ata të sanohen. Sot për fat të keq nuk kemi më atë numër të shtëpive me arkitekturë të vjetër që ka qenë më parë. Ka ngelur vetëm shtëpitë e familjeve Erebara dhe Sela. Shtëpia e familjes Sela që gjendet në afërsi të Amamit të vjetër të Dibrës, kohë më parë ka qenë e rikonstruuar dhe ajo ka mbijetuar edhe pse viteve të fundit për të nuk janë ndarë mjete për sanim. Nga viti në vit kjo shtëpi pëson dëmtime jo vetëm në pjesën e kulmit të saj por edhe në pjesët e brendshme. Shtëpia e familjes Erebara e cila gjendet në qendër të qytetit është një shtëpi tipike me arkitekturë të vjetër dibrane. Falë fuqisë ekonomike që posedon familja Erebara ajo mirëmbahet dhe është një monument i kulturës i cili vizitohet nga shumë turistë të vendit dhe të huaj.

    “Një karakteristikë që rrit interesin publik për të vizituar shtëpinë e familjes Erebara është monedha 100 denarëshe që është edhe fotografi e tavanit të punuar me dru e që gjendet në këtë shtëpi. Shumë spote dhe emisione televizive janë xhiruar dhe xhirohen para shtëpisë në fjalë por dhe në brendësin e saj. Pronarët e kësaj shtëpie thonë se nuk marinë asnjë qindarkë për mirëmbajtjen e shtëpisë më atraktive me arkitekturë të vjetër në Dibër.

    Në një situatë kur Dibra mbetet pa arkitekturën e vjetër në shtëpitë e banimit, vazhdon rrënimi edhe i objekteve të tjera kulturo historike. Amami i vjetër i Dibrës është drejt rrënimit. Nga katër teqetë që kanë qenë në Dibër nuk ka ngel asnjë. Drejt rrënimit është edhe Ura e Drenit e cila edhe pse është në regjistrin e objekteve kulturo- historike ka gjasa që të zhduket përgjithmonë. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Sallat e dasmave në RMV, të rezervuara deri në 2024!

    Lajmi i rradhës

    Kushtet klimatike vonojnë mbledhjet pranverore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë