“Shteti të na lirojë nga tatimet, të na subvencionojë që të mbijetojnë zanatet”

    Nehati: Shteti të na liroje nga tatimet, të na subvencionoje që të mbijetojmë

    Mjeshtër Nehati është gjenerata e tretë që ka trashëguar zanatin si farkëtar, e së bashku me zanatin ka trashëguar edhe dyqanin që sot e kishte hapur vetëm për ta pastruar.

    Me krenari kujton kohen kur dikur në ditë pazari në çarshinë e Shkupit, në dyqanin i tij pritnin radhë për të blerë veglat e punës që së bashku me babanë e i tij prodhonin.

    “Dikur ka pasur shumë punë, sillnin sëpatë për të rregulluar, plugje, shata, por tani gjithçka është e mekanizuar, përpara fshatarët punonin me shatë, por tani askush nuk gërmon me shatë”, thotë mjeshtër Nehati.

    Farkëtari Nehati thotë se me rritjen e harxhimeve të energjinë elektrike, dhe konkurrencën në treg me produktet e lira do të detyrohet që një ditë të mbylle dyqanin nëse shteti nuk i ndihmon zejtarët e Çarshisë.

    “Nuk bëjnë më porosi si më parë, tani kemi punë vetëm me riparim, nëse ndonjë vjen me sëpatë për të riparuar, tani më janë edhe produktet Kineze, edhe pse nuk kanë kualitet njerëzit gënjehen i blejnë, e ne ta bëjmë nuk kemi llogari. Vetëm të mbijetojmë por jo të jetojmë me këtë punë, më herët kishte punë por tani më jo. Duhet që shteti të na liroje nga tatimet, të na subvencionoje që të mbijetoje ky zanat”, thotë farkëtari.

    Pas Nehatit ky zanat i trashëguar nga stërgjyshi nuk ka edhe pasardhës sepse djali i tij ka zgjedhur që të studiojë mjekësinë.

    Mjeshtri: Po, është zanat i trashëguar, nga stërgjyshi, gjyshi, babai dhe unë jam trashëgimtari i fundit, kam djalë por nuk do t’ia sugjeroja të merret me këtë zanate sepse është i rëndë, ndër zanatet më të renda është ky zanat.

    Gazetari: D.m.th. pas teje do të mbyllet dyqani?

    Mjeshtri: Po, siç duket do të mbyllet sepse nuk ka kush ta trashëgoje.

    E me të njëjtat probleme ballafaqohen edhe shumica e zanatlivë të Çarshisë së Shkupit, nëse dikur dëgjohej zhurma nga duart e arta të zejtareve të ndryshëm, sot ka vetëm rrugë të heshtura dhe dyqane të mbyllura. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    ASh: Qeveria dhe KRrE krijuan kaos me sistemin e ri tarifor dhe rritjen marramendëse të çmimit të energjisë elektrike

    Lajmi i rradhës

    2023 me çmim më të ulët të roamingut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë