“Përveç statistikave që e tregojnë se është rritur numri i turistëve në Maqedoni, po shihen qartë se e kanë mbushur edhe kryeqytetin. T’i pyesim dhe të shohim se pse kanë zgjedhur të vijnë pikërisht këtu në Shkup?!”, raporton TV21.
Turistët shprehen se u pëlqen vendi dhe mikpritja e njerëzve, ndërsa një nga arsyet kryesore pse e zgjedhin është kostoja më e ulët krahasuar me vendet e tjera. Në Shkup, ata preferojnë të shëtisin dhe të vizitojnë Kanionin e Matkës.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave në periudhën janar-shkurt 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i turistëve u rrit me 6.0%. Numri i turistëve vendas u rritën me 5.1% dhe turistët e huaj u rritën me 6.5%.
Vendet nga të cilat erdhën më shumë turistë të huaj në shkurt 2026 janë 5,011 nga Turqia. 3,523 nga Greqia, të pasuara Serbia dhe Gjermania.
Çfarë është SEPA, ku Kosova ka aplikuar për anëtarësim?
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe, nëse vendi përfshihet…






