Shumë familje në RMV, bukën e gojës e sigurojnë nga zanate të ndryshme

    Familja Taçkov nga Velesi e cila merret me prodhimin e pajisjeve nga leshi përcjell traditën gjeneratë pas gjenerate, ndërsa është ndër familjet e pakta që merret me këtë zanat. Interesimi për këto prodhime ka rënë dukshëm. Procesi deri në prodhimin final është i gjatë dhe i vështirë, thotë Vence Taçkov. Bashkë me familjen punojnë tërë verën që në dimër të mund të shesin, për të siguruar kafshatën e gojës.

    “Leshin e marrim nga një i afërt, I cili ka dele, ruan dele. Delet qethen, pas qethjes lahet, tjerret pastaj shkon në thurje që të arrijë në këtë produkt final. Këtu i sheshim … ndonjëherë shkojnë ndonjëherë nuk shkojnë dhe aq, kështu nxjerrim bukën. Tërë verën punohet e thuret, pasi që është thurje shtëpiake me dorë, dhe një çorap thuret për një ditë apo një ditë e gjysmë..”, tha Vence Taçkov.

    Taçkov thotë se më së shumti blejnë personat e moshuar, të cilët sipas tij ia dinë vlerën leshit, por të rinjtë nuk janë aspak të interesuar.

    “Leshi është tërësisht natyral, për shembull ky jelek është tërësisht natyral, e thurur me dorë, e gjithë kjo është e thurur me dorë, leshi është i mirë për shëndetin e njerëzve, për kohën e dimrit, është shumë i mirë për bartje. Gjërat e leshta duhet të bartin dhe ata që kanë reumë i marrin kryesisht dhe ata që kanë problem me shtyllën kurrizore”, u shpreh Vence Taçkov.

    Çorapet të cilat kushtojnë rreth 400 denarë, kanë një afat të caktuar përdorimi. Ato mund të vishen vetëm një sezon pasi që prishen, nëse nuk prishen, Taçkov thotë se kjo nënkupton se nuk janë lesh i pastër. Produktet e tjera si jelekët, nëse ruhen dhe mirëmbahen mirë, mund të zgjasin prej 10 deri në 20 vite. Produkti më i shtrenjtë në tezgën e tij ishte jeleku, i cili kushtonte 1200 denarë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Prokuroria: të mos përhapen informacione të paverifikuara për vrasjen e Vanjës, dëmtojnë hetimin

    Lajmi i rradhës

    Komunat e Pollogut po e shqyrtojnë mundësinë për rregullimin e transportit publik ndërkomunal

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë