Shumë institucione në RMV me barriera për personat me karroca

    Foto arkiv*

    Në qytetin e Dibrës personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë të cilët përdorin karroca, vazhdojnë të kenë probleme gjatë lëvizjes së tyre. Për shkak të mungesës të akseseve, kjo kategori e personave me aftësi të kufizuara faktikisht ka probleme në kontaktet me shumë institucione. Në qytetin e Dibrës ka institucione lokale dhe qendrore të cilat kanë ndërtuar aksese korrekte, por ka edhe të tilla të cilat nuk kanë bë asnjë hap para kur është në pyetje nevoja e personave me karroca që të kontaktojnë me institucionet për të realizuar ndonjë obligim. Deri sot shoqatat qytetare kanë realizuar shumë projekte por për fat të keq pa shumë rezultate kur është në pyetje lëvizja e lirë e personave në karroca.

    Disa shoqata qytetare që veprojnë në Dibër dhe rrethinë kanë patur shumë projekte me qëllim të përmirësimit të situatës të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Këta persona sipas përfaqësuesve të shoqatave qytetare, përdorin karrocat të nevojshme, por në disa institucione ata kanë probleme me lëvizjet e tyre.

    “Kjo është një barrierë e madhe për personat me aftësi të kufizuara që përdorin karroca. Prandaj janë realizuar shumë projekte nga shoqatat qytetare me përkrahje të donatorëve të ndryshëm në Dibër. Në disa raste problemet janë tejkaluar dhe institucionet lokale apo qendrore kanë ndërtuar aksese. Por ka edhe të tjerë të cilët edhe në ditën e sotme pas shumë viteve nuk kanë ndërmarr asnjë aktivitet për përmirësimin e kësaj gjendje”, thotë kryetari i shoqatës “Hëna”, Ilmi Kurtishi.

    Ai potencon se mos ndërtimi i akseseve në mënyrë jo korrekte dhe jo morale është një barrikadë e madhe për lëvizjen e këtyre personave. Po të njëjtin mendim e kanë edhe shoqatat të tjera qytetare të cilët potencojnë se institucionet shtetërore por edhe lokale duhet patjetër të mundësojnë lëvizjen e lirë të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Këta persona duhet të gëzojnë të njëjtat kushte si edhe personat të tjerë qytetarë të këtij vendi, theksojnë ata.

    Pushteti vendor në Dibër ka ndërmarr të gjithë aktivitetet me qëllim që të ndërtohen akseset për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Këtë e thekson kryetari i Dibrës, Hekuran Duka i cili shton se komuna për të gjithë institucionet që i takojnë asaj, në pjesën dërmuese e ka zgjidh problemin. Objekti i ri i komunës Dibër posedon aksesin në fjalë, deri në katin e parë ku funksionon edhe administrata. Ne jemi të gatshëm, thotë Duka, që të sugjerojnë edhe institucionet qendrore që funksionojnë në Dibër të ndërtojnë këta aksese. Në kontaktet e ndryshme me përfaqësues të institucioneve qendrore sugjerojmë të ndërtohen aksese për personat në fjalë, thotë ai.

    Aktualisht përveç objektit të komunës Dibër ku me aksesin mundësohet kontakti i këtyre personave me administratën, në objektin meqë nuk ka ashensor personat nuk kanë mundësi që të kontaktojnë me zyrat e njësive të Ministrive. Aksese të ndërtuara në mënyrë profesionale ka edhe në Gjykatën Themelore në Dibër, Qendrën për Kulturë, Spitalin e Përgjithshëm në Dibër në lokalitet banjare të Banjave të Dibrës Capa, shkollat etj. Por, edhe në këto objekte mungojnë ashensorët dhe lëvizja është e cënuar për personat në karroca.

    Shumë institucionet të tjera në Dibër nuk kanë aksese meqë objektet janë të ndërtuara dekada më parë. Të këtilla janë disa objekte të bankave, posta, qendra për punë sociale, dhe objektet të tjera. Presioni i sektorit qytetarë i cili drejtpërdrejt mbron interesat e personave në fjalë, është i vazhdueshëm që përveç akseseve të ndërtohen edhe ashensor. Një shembull pozitiv është shkolla fillore më e madhe në Dibër “Penestia”. Drejtori i shkollës Ajet Mullarexha informoi se para disa muajve përveç akseseve në shkollë është vendos edhe një ashensor lëvizës dhe këta persona, që të mund të zhvillojnë mësimin dhe në katin e dytë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    RMV, kartoni i gjelbër me regjistrimin!

    Lajmi i rradhës

    BURRAT NË MAQEDONI PUNËSOHEN MË LEHTË SE GRATË!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë