Shumë shkolla në Strugë nuk kanë pedagogë

    Këtë vit shkollor shumë shkolla në Strugë ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe do të përfundojnë pa pedagog apo psikolog shqiptar. Pothuajse çdo shkollë ballafaqohet me këtë problem. I tillë është rasti në shkollën lokale “Nuri Mazari” në fshatin Dellogozhdë, ku nuk ka psikolog.

    Për këtë, nxënësit dhe stafi arsimor përballen me probleme gjatë komunikimit, u shpreh Kaim Dauti – arsimtar në shkollën fillore në fshatin Dellogozhdë.

    Ministri i arsimit Jeton Shaqiri për Alsat thotë se është në dijeni të problemit, tha Kaim Dauti- arsimtar në shkollën fillore në fshatin Dellogozhdë.

    Siç ka bërë të ditur tashmë Alsat, shkolla fillore më e madhe në Strugë, “Vëllezërit Milladinov” gati 33 vite funksionon pa pedagog shqiptar. Nga gjithsej 1160 nxënës, 730 ndjekin mësimin në gjuhën shqipe. Nga shkolla thonë se gjatë viteve të kaluara disa herë kanë aplikuar për punësim në Ministrinë e Arsimit dhe Financave, por asnjëherë nuk është marrë vendim pozitiv, u shpreh Jeton Shaqiri– ministër i arsimit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nxënësit e Maqedonisë do të regjistrohen në shkollën e mesme nëpërmjet formës elektronike

    Lajmi i rradhës

    Perfaqësimi i shqiptarëve në Kadastër, tejet i ulët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë