Shumë zanate në Maqedoni janë në prag të zhdukjes, “të rinjtë janë të painteresuar për zanate”

    Goran Domazetov është njëri nga orëndreqësit e paktë të cilët merren me këtë zanat në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Fillimisht këtë zanat e ka punuar gjyshi i tij në vitin 1924, i cili ia ka trashëguar djalit të tij, ndërsa Gorani është gjenerata e tretë si orëndreqës. Sipas Domazetov se ky profesion nuk është fitimprurës, pasi të rinjtë nuk janë aspak të interesuar të merren me këtë zanat.

    “ Askush deri më tash, për aq sa punoj unë 33 vite, nuk ka ardhur asnjëherë që të dëshirojë ta mësojë këtë zanat. Nuk është aspak zanat fitimprurës por tek unë situata është se po e ruaj traditën e përcjellë nga gjyshi dhe babai sepse unë jam gjenerata e tretë në familje, Goran Domazetov, Orëndreqës.

    Orën më të vjetër që ky biznes familjar e posedon daton prej më shumë se 200 vitesh.

     “ Ora më e vjetër është Marvini, ajo daton më shumë se 200 vite,  nuk ia di datën e saktë, është blerë nga një oficerë austriak shumë vite më herët dhe ja ende është në familjen tonë. Babi im e ka blerë nga mjeshtri i tij në Zagreb”, deklaroi Goran Domazetov, Orëndreqës.

    Domazetov thotë se zanati po dëmtohet nga shitja e orëve false të cilat nuk mund të riparohen, dhe si pasojë puna e orëndreqësve sa vjen e reduktohet.

     “ Ka tepër kopjime të orëve , populli për shkak të gjendjes financiare nuk arrin të blejë orë kualitative origjinale dhe blejnë kopje. Kopja është e bukur vetëm në pamje, por cilësia e mekanizmave, i metalit me të cilin është punuar është shumë shumë i keq. Dikush thotë ka kopje të dorës së parë… por jo gjë nuk ekziston. Ka kopje dhe ka origjinal, kaq! Ka shumë prej atyre që nuk e dinë se janë kopje”, Goran Domazetov, Orëndreqës.

    As turistët nuk përmirësojnë gjendjen. Ndërsa Oda e Zejtarëve të Maqedonisë ankohet se shteti nuk bën sa duhet për ruajtjen e këtij zanati, duke alarmuar se i njëjti është në zhdukje e sipër.

     “ Pas disa vitesh vendi nuk do ketë orëndreqës. Për fat të keq nuk ka të rinj të cilët interesohen për këtë zanat pasi nuk është fitimprurës. Për momentin ky zanat po kërkohet shumë. Shteti duhet të gjejë mekanizma dhe strategji se si të zhvillojë kërkesat e tregut. Ministria e Kulturës duhet përmes ligjit të posaçëm të subvencionojë jo vetëm këtë profesion por gjitha zanatet e vjetra që janë në zhdukje.” – Oda e Zejtarëve.

    Për momentin në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut funksionojnë vetëm 25 orëndreqës, numër ky i cili sinjalizon zhdukjen e tyre. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e RMV ‘rrjepen’ nga taksat rrugore, ndërkaq rrugët si mos më keq

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Tetovës akuzon SPB-në se nuk bashkëpunon sa duhet në lidhje me kaosin në rrugët e qytetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë