Si do të ndikojë në Agjendën e Gjelbër kriza energjetike, përgjigjet ministri Nuredini

    Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini nuk pret që me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, amvisëritë t’i kthehen ngrohjes me dru dhe me këtë të ketë rritje të ndotjes këtë dimër.

    Nuredini, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, e shpjegon këtë qëndrim duke thënë se propozimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike nuk është përfundimtar dhe se shteti jep subvencione për inverterët, përdorimin e peletit apo mjete të tjera, si pompat e nxehtësisë dhe efikasitetit energjetik të objekteve.

    “Së pari nuk është finalizuar propozimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, por kam dëgjuar se ka mundësi që rritja të jetë hap pas hapi, por për shumicën e qytetarëve çmimet mbeten të njëjta. Pra, ne nuk presim që familjet të përdorin një burim tjetër ngrohjeje. Natyrisht, tashmë në vend kemi subvencione të shumta: për inverterë, për përdorimin e peletit apo mënyra të tjera, si pompat e nxehtësisë. Duam që qytetarët të shfrytëzojnë subvencionet. Ne duam të inkurajojmë qytetarët që të zëvendësojnë përdorimin e ngrohjes së shtëpisë me dru apo materiale të tjera ndotëse. Në fakt, nuk mendoj se ndotja do të rritet këtë vit”, tha Nuredini.

    I pyetur se si do të ndikojë në Agjendën e Gjelbër kriza energjetike dhe importi i qymyrit dhe naftës për prodhimin vendas të energjisë elektrike, Nuredini tha se tani kemi një krizë energjetike, e cila nuk është vetëm në vendin tonë dhe se çmimet nuk po rriten vetëm në vendin tonë por rriten në të gjithë Evropën.

    “Në të njëjtën kohë, ne si vend planifikojmë dhe punojmë, dhe tashmë kanë filluar disa projekte, për të investuar në energjinë e rinovueshme, që do të thotë diellore, të erës etj. Tani jemi edhe në fazën finale të procedurës së një tenderi i cili do të jetë themeli i strategjisë sonë energjetike në të ardhmen”, tha Nuredini.

    Nuredini poashtu tha se inverterët kanë shumë efikasitet energjetik dhe ekologjik, vihet re se në 4 deri në 5 vitet e fundit Maqedonia ka një ulje të ndotjes së ajrit.

    Lajmi Paraprak

    Nëntë pritje vendimtare – Courtois bëri paraqitjen më të mirë të të gjitha kohërave në finale të Ligës së Kampionëve nga një portier

    Lajmi i rradhës

    Sot do të shpallen rezultatet e fushatës së donacioneve për Ukrainën nga RMV-ja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë