Si po ndryshon harta e mbjelljeve në Maqedoninë e Veriut

    Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025 u regjistrua rritje e sipërfaqes punues në krahasim me vitin paraprak për disa lloje të prodhimeve, ndërsa te disa tjera kemi ulje të sipërfaqes punuese.

    “Në vitin 2025, janë regjistrua 504 478 hektarë tokë të punueshme. Në tokën e punueshme, është vërejtur një rënie te vreshtat për 1.9%, dhe ndërsa një rritje në pemishte për 1.5%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

    Te prodhimi i lulediellit kemi rritje për 5.8 përqind, te orizi 2.9 %, duhani 3.5 % dhe patatet 2.3 %. Te domatet kemi rënie për 2.6 %, specat 1.4 % dhe misri foragjer 33.5 %.

    “Në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, u është regjistruar një rënie e ndjeshme konsiderueshme në prodhim në të gjitha frutat, edhe atë nga 31.6% te pjeshkat në deri 54.1% në te qershitë”, raportoi Enti.

    Lajmi Paraprak

    Gjermania shtrëngon rregullat, burrat duhet të marrin leje nga ushtria për të dalë jashtë shtetit

    Lajmi i rradhës

    RMV e fut terapinë kundër duhanit në listën pozitive, synon uljen drastike të duhanpirjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë