Siarto: ka mbizotëruar atmosferë kundër zgjerimit, prandaj vendet e BP nuk kanë pasur përparim drejt BE

    As Bashkimi Evropian as Ukraina nuk janë të gatshem për fillim reciprokisht të dobishëm, mirë strukturuar të negociatave qasëse, megjithatë vendet nga Ballkani Perëndimor presin shumë vite dhe janë mjaftueshëm të gatshme dhe për këtë është e pakuptueshme se pse disa vende anëtare e bllokojnë përparimin në rastin e tyre. Këtë e ka shkruar ministri i Jashtëm i Hungarisë, Petar Siarto në rrjete sociale në prag të mbledhjes së sotme të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së në Bruksel

    Sipas tij, asnjë vend nga Ballkani Perëndimor nuk ka mundur të arrijë përparim në procesin e anëtarësimit në BE, sepse në vitet e fundit “ka mbizotëruar atmosferë kundër zgjerimit”.

    “Hungaria i takon taborit të zgjerimit, për këtë vlerësojmë se diskriminimi i Ballkanit Perëndimor është i papranueshëm. BE-së i duhet freskinë që do ta sillnin vendet nga Ballkani Perëndimor. Procesi i anëtarësimit duhet të përparojë në bazë të performansave të vendeve dhe jo në bazë të aspekteve artificiale taktike”, ka shkruar Siarto në një post në rrjetet sociale.

    Pas takimit me ministrat e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, Siarto në deklaratë për mediat tha se nuk është sjellë vendim për fillim të negociatave me Ukrainën.

    “Ata deshën të sjellin vendim politik ndërsa ne besojmë se duhet të respektohen rregullat dhe kushtet për anëtarësim dhe Ukraina dhe BE nuk janë të gatshme për negociata të përshpejtuara për anëtarësim”, deklaroi Siarto.

    Ai theksoi se tash më dhjetë vite në Bashkimin Evropian nuk është pranuar asnjë vend. Rikujtoi se Maqedonia e Veriut është kandidat nga viti 2005, Shqipëria nga viti 2014, Mali i Zi nga viti 2010, ndërsa Serbia nga viti 2012.

    Kujtojmë se, Këshilli Evropian vendos të fillojë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe me Republikën e Moldavisë.

    Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria filluan negociatat në vitin 2022. Dy vendet kanë përfunduar këtë vjeshtë procesin e skrinining, por që të fillojë hapja e kapitujve, Maqedonisë i kërkohet që të përfshijë bullgarët në Kushtetutë. Procesi për këtë ka filluar në gusht të këtij viti në Kuvendin e Maqedonisë, megjithatë ende nuk është zhvilluar votimi, pasi opozita maqedonase nuk pranon këtë, ndërsa pa votat e opozitës, shumica parlamentare nuk ka numrat e nevojshme.

    Lajmi Paraprak

    Ferati: LSDM-ja bashkëpunon me VMRO-në kundër arsimit shqip në Çashkë

    Lajmi i rradhës

    Si të përmirësoni tretjen pas të dyzetave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë