Siguria në punë, 22 viktima e 147 të lënduar brenda një viti në RMV

    22 persona gjatë vitit të kaluar kanë ndërruar jetë në vendin e tyre të punës, ndërsa 147 punëtorë të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore gjatë orarit të punës. Sipas Shoqatës për mbrojtje gjatë punës, 3 në 100.000 të punësuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) e humbin jetën në vendin e punës. Bujqësia mbetet fusha më e rrezikshme dhe më vdekjeprurëse për punëtorët.

    “Këto të dhëna na rendisin në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë në vendin e punës. Nëse këto të dhëna i krahasojmë me vendet e Evropës ku mesatarja është diku 2,11 të vdekur në 100.000 të punësuar te ne ky numër është. Kjo do të thotë shans më i madh për të ndërruar jetë në vendin e punës, shanse më të mëdha për t’u lënduar dhe shans më i madh që të sëmuremi. Bujqësia vazhdon të jetë fusha numër 1 ku vdekjet në vendin e punës janë më të mëdha. Në Maqedoni mendojmë se ndërtimtaria është profesioni më me rrezik të lartë, jo që nuk është vrasës por bujqësia është numër një”, deklaroi Milan Petkovski, Shoqata për mbrojtje gjatë punës.

    Në Ditën Botërore të Shëndetit dhe Sigurisë në vendin e punës, sektori civil thekson se shteti deri më tani nuk ka analizuar asnjë fatkeqësi të ndodhur në vendin e punës me qëllim që rastet e tilla të mos përsëriten. Nga Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave thanë se siguria në punë është e drejtë themelore e çdo punëtori.

    “Secili punëtor ka të drejtë të shkojë në punë në kushte të sigurta dhe të shëndosha dhe të kthehet në shtëpi i shëndoshë dhe i sigurt dhe kjo është e drejta bazike e punëtorit”, u shpreh Anton Lepik, Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave.

    Në nder të punëtorëve të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e tyre të punës, sot u mbollën 22 fidanë në parkun e Aerodromit. Në vit mbi 3 milion punëtorë në mbarë botën vdesin në vendin e tyre të punës ndërsa më shumë se dhjetë milion punëtorë vdesin nga sëmundjet e profesionit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Zhvillimet në Këshilli Gjyqësor | Shoqata e Gjykatësve nuk ka parë gjë akoma

    Lajmi i rradhës

    Dodik refuzon ndryshimet në Kodin Penal të paraqitura nga përfaqësuesi i lartë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë