Drejtori i Entit Shtetërorë për Statistika, Apostoll Simovski tha se janë kryer të gjitha përgatitjet dhe si si institucion janë të gatshëm të nisin operacionin e regjistrimit të popullsisë. Simosvski njoftoi se sot mbaron konkursi për regjistrues, ndërkaq sipas tij deri më tani ka mbi 8000 kandidatë.
“Na kanë mbetur edhe 10 ditë deri në nisjen e këtij aktiviteti. Të gjitha aktivitetet për përgatitje kanë mbaruar. Vijojnë trajnimet e instruktorëve rajonalë, që do të kenë funksion mbikëqyrës, ndërsa për disa ditë do të nis trajnimi edhe i personave që do të realizojnë regjistrimin, respektivisht regjistruesve”, tha Simovski.
Duke komentuar vendimin e Qeverisë për angazhim të administratës si regjistrues, Simovski vlerëson se nuk do të ketë nevojë për të njëjtit, por që në rast se angazhohen, do të paguhen sikurse regjistruesit tjerë.