Siria shkëput raportet me Ukrainën

    Siria njoftoi të mërkurën, më 20 korrik, se ka shkëputur raportet me Ukrainën, në mbështetje të aleates së saj të ngushtë, Rusisë.

    Siria tha se ky vendim është marrë në përgjigje të një lëvizjeje të ngjashme të Kievit.

    “Republika Arabe e Sirisë ka vendosur të shkëpusë raportet diplomatike me Ukrainën në përputhje me parimin e reciprocitetit dhe në përgjigje të vendit të Qeverisë ukrainase”, tha për agjencinë shtetërore të lajmeve, SANA, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme, i cili nuk u identifikua.

    Muajin e kaluar, Ukraina njoftoi se ka shkëputur raportet diplomatike me Sirinë, pasi kjo e fundit njohu pavarësinë e rajoneve lindore ukrainase, Donjeck dhe Luhansk.

    Kievi ngjashëm ka vepruar në korrik edhe me Korenë e Veriut, e cila po ashtu njohu pavarësinë e dy republikave separatiste, që mbështeten nga Rusia. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Kompanitë në Maqedoni e kanë të vështirë të gjejnë punëtorë të kualifikuar

    Lajmi i rradhës

    Italia është mësuar me kriza, por jo si me këtë të fundit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë