SISTEMI KA PUNUAR NGADALË | Katër autobusët e “Besa Trans” e kaluan kufirin pa u regjistruar

    Sipas deklaratave të zyrtarëve atë natë sistemi ka punuar ngadalë dhe nuk kanë arritur të mbajnë evidencë për udhëtarët, tha mbrëmë drejtoresha e Drejtorisë doganore, Sllavica Kutirov.

    Drejtoresha e Drejtorisë doganore, Sllavica Kutirov në emisionin “24 Analiza” mbrëmë tha se asnjë nga katër autobusët e “Besa Trans” nuk janë regjistruar elektronikisht në sistem gjatë kalimit të kufirit të Maqedonisë me Bullgarinë, përcjell Nistori.

    “Ashtu si autobusi i kobshëm, në mbrëmjen e datës 18 me 19 kanë kaluar edhe 3 autobusë të “Besa Trans” dhe nuk kemi të dhëna për ta në sistem, kemi ruajtur një dokument udhëtimi, interbus dhe listë udhëtimi dhe kjo është një tjetër arsye se ka pasur një veprim të pakujdesshëm, gjegjësisht nuk ka pasur shënime të përshtatshme në përputhje me procedurën. Vetë procedura parashikon që transportuesi është i detyruar të paraqesë një sërë dokumentesh dhe njëri prej tyre është licenca. Nuk do të thotë se kolegët i kanë kërkuar, ata pretendojnë se i kanë kërkuar dhe në bazë të kësaj janë të detyruar të mbajnë evidencë në sistem.

    Mungojnë të dhënat elektronike në sistem. Ne nuk mbajmë kopje të atyre dokumenteve, por jemi të detyruar të mbajmë një kopje të vërtetuar të transportit të udhëtarëve. Sipas deklaratave të zyrtarëve, atë natë sistemi ka punuar ngadalë dhe nuk kanë arritur të mbajnë shënime.”, tha Kutirov. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Eksperti i komunikacionit hedh dyshime për sistemin e sigurisë në autobus

    Lajmi i rradhës

    Nga vizita e Lajçakut në Kosovë, u fol për modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë