Eksperti i komunikacionit hedh dyshime për sistemin e sigurisë në autobus

    Eksperti i komunikacionit, Adelon Ajdini, mbrëmë në Alsat M ka hedhur dyshime për sistemin e sigurisë në autobusin e tragjedisë në autostradën e “Strumës” në Bullgari. Ajdini shpjegoi se dyert e emergjencës nuk kanë funksionuar, sepse sipas tij, nëse këto porta do kishin funksionuar shumë jetë njerëzish do ishin shpëtuar edhe në këtë aksident, përcjell Nistori.

    Sipas ligjit në fuqi, ai shton se një shofer autobusi nuk mund të drejtojë autobusin më shumë se 9 orë, me një pushim prej gjysmë ore në mes të turnit. Pas mbarimit të turnit 9 orësh, shoferi duhet të pushojë të paktën 11 orë dhe nuk guxon të prekë timonin pa e bërë këtë pushim të detyruar.

    Ai vlerëson se nëse nuk do kishte shpërthyer flaka në autobus në momentin e përplasjes, nuk do të kishte pasur asnjë viktimë. Ka pasur diçka tjetër që ka bërë që autobusi të shpërthej në flakë dhe të digjet në pak minuta, por kjo i mbetet prokurorisë të shpjegojë sesi ka ardhur deri te shpërthimi i zjarrit.

    Inxhinieri i Komunikacionit, theksoi, se autobusët që qarkullojnë në vendin tonë janë shumë të vjetër. Autobusët në vendin tonë janë mesatarisht rreth 25 vite të vjetër. Edhe autobusi në fjalë, nuk ka qenë i vitit 2018 siç u përfol në fillim, por i vitit 2007. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vjosa Osmani politikania më e pëlqyer në Shqipëri

    Lajmi i rradhës

    SISTEMI KA PUNUAR NGADALË | Katër autobusët e “Besa Trans” e kaluan kufirin pa u regjistruar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë