SISTEMI NË AGONI | Vrasjet që tronditën rajonin!

    Bashkëshorti pagoi që t’ia vrasin gruan, babai ndihmoi në vrasjen e vajzës së tij janë raste me të cilat u trondit opinioni në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë dhe jo vetëm. Të tronditur janë gjithkund ku rastet morën jehonë. Sipas sociologut Ilija Acevski, mosinvestimi për 30 vite në rregullimin e sjelljes së drejtë shoqërore në kushtet e ndryshimit nga një sistem shoqëror në tjetrin, për t’i vendosur ato si bazë të sistemit juridik, është çmimi i asaj që sot po e paguajmë.

    “Nëse për 30 vite që nga fillimi i privatizimit i cili në mënyrë totale ndryshoi vlerat dhe funksionimin ekonomik dhe financiar, krijuam një shtet, një sistem, një shoqëri e cila nuk iu përgjigj në mënyrë adekuate ndryshimeve të tilla, tani kemi ardhur në një situatë ku shoqëria është e kënaqur, por pasojat për një pjesë të madhe të shoqërisë janë të paparashikueshme dhe të papara më herët”, shprehet sociologu.

    Sipas tij, në një mjedis kontradiktor në të cilin u formuan njerëzit në Maqedoninë e Veriut, e të cilët gjatë formimit të tyre panë se gjërat në shoqëri nuk funksionojnë në bazë të arsimit që marrin apo kanë marrë, edhe pse në një periudhë të caktuar iu duken të pabesueshme dhe të papranueshme, kur një sjellje e tillë kontradiktore hyn në sistemin institucional ajo bëhet një mënyrë sistematike.

    “Institucionet humbasin funksionimin e tyre elementar për organizimin dhe zbatimin e rregullave të shoqërisë dhe shtetit, individët janë të hutuar, ndjehen sikur jetojnë në një shoqëri ku rregullat nuk funksionojnë, sikur janë hedhur jashtë sistemit dhe veprojnë në mënyrë instiktive apo sipas parimit ‘gjendu’”, theksoi Acevski duke shtuar se një situatë e tillë u përshtatet faktorëve politik pasi i ndihmon të njohin të vërtetën.

    “Me ankthin e fundit të qytetarëve dhe me zbulimin e autorëve të vrasjeve të tmerrshme, dolën sërish në sipërfaqe kontradiktat në shoqëri, por ajo që kam frikëështë se kjo situatëështë paralajmërim për një valë të re të riorganizimit dhe rigrupimit ekonomiko-financiar-politik të shoqërisë në Maqedoninë e Veriut”, tha profesori universitar Ilija Acevski.

    Psikologja Lindita Vejseli-Mustafa në një prononcim për gazetën Koha theksoi se vetbesimi i ulët, mungesa e empatisë, dashurisë dhe tolerncës, shpeshherë janë shkaku që personat e tillë përfundojnë në kriminelë, vrasës serik, apo vrasës i të afërmve dhe famljarëve siç ishin edhe dy rastet e fundit.

    “Ne nuk kemi njohuri të mjaftueshme për shkaqet e këtyre çrregullimeve si dhe si zhvillohen ato, por zakonisht shkaqet ndërlidhen me faktorë të ndryshëm kompleks, gjenetik, biokimik, individual, familjarë dhe ekologjik, çrregullimet anti-sociale të personalitetit paraqesin modelin e neglizhencës, mos-respektimin dhe thyerjen e të drejtave të njeriut, kjo nisur që në fëmijëri e deri në moshë të pjekur. Prevalenca për çrregullime të tilla te meshkujt është diku 3% ndërsa tek femrat 1%. Ajo ka vazhdimësi kronike dhe mund të bëhet më e theksuar në moshën më të vonshme”, theksoi Mustafa.

    Sipas saj, këta persona nuk ndjejnë dhembshuri apo interesim për ndjenjat e tjetrit, kanë një papërgjegjshmëri të theksuar, nuk mund të mbajnë një marrdhënie për kohë të gjatë, si dhe kanë një manifestim të lartë të agresivitetit duke inkuadruar edhe dhunën.

    Lajmi Paraprak

    Lista e zezë që zbardh të korruptuarit në RMV!

    Lajmi i rradhës

    Xhaferi: kemi zero ditë burg për ndotësit e mjedisit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë