“SKA MA TURP” | Çka përçojnë “Reality Show” në Shqipëri?

    Gjithçka filloi nga një iniciativë, nga një grup personalitetesh të cilët mendojnë se me mbledhjen e firmave nëpërmjet peticionit të njerëzve të cilët kanë perceptimin se emisione të tilla televizive të formatit si “Reality Show” po e çedukojnë brezin e ri. Ky peticion ka për qëllim të vrojtojë se, kjo dukuri a është perceptim i shumicës apo i pakicës. Mbledhja e firmave bëhet online, por edhe duke shkuar në qytete të ndryshme të vendit (të Shqipërisë). Një ndër organizatorët e këtij peticioni “SKA MA TURP” është regjisori Armand Bora dhe Fabian Zhilla – pegagog në Institutin Kanadez të Teknologjisë. Nistori ka intervistuar Fabian Zhillën, i cili ka mbaruar doktoraturën në “King’s College” në Londër si dhe është pedagog për të drejtën dhe etikën. Ai për Nistori flet rreth efekteve që kanë emisionet e tilla për publikun dhe kështu duke e argumentuar ndikimin negativ të këtyre emisioneve në shëndetin mendor te të rinjtë shqiptarë, shkruan Nistori.

    Intervistoi: Sumeja Hamzi

    Nistori: Si është duke shkuar nisma “SKA MA TURP”? A janë duke e përqafuar nismën tuaj shqiptarët?

    Fabian Zhilla: Nisma ka shkuar jashtëzakonisht mirë, në periudhë më pak se një mujore, ne kemi mbledhur mbi 9 mijë firma online dhe tashmë jemi në terren te të gjitha qytetet kryesore të vendit dhe kemi një mbështetje të admirueshme dhe ka një reagim jashtëzakonisht pozitiv nga e gjithë shoqëria dhe sidomos nga bota e medias, të cilët kanë filluar tashmë të organizojnë emisione dhe na ftojnë për të folur për impaktin negativ të cilët kanë emisionet e tilla që quhen emisione “trash”

    Nistori: Cilët janë objektikvat e “SKA MA TURP”?

    Fabian Zhilla: Peticioni ka si synim, i bën një kërkesë autoritetit mbykëqyrës të medias, domethënë “AMA”, që këto emisione së pari të cilat jepen në “prime time” të jepen pas orës 24, pse? Sepse këto emisone kanë përmbajtje të dëmshme për fëmijët, për minorenët dhe sigurisht, sipas ligjit ato duhet të jepen jo në oraret kryesore, poashtu duhet të kenë edhe paralajmërime kur ato emisione përmbajnë dhunë, përmbajnë hiperseksualitet dhe me radhë.

    Nistori: Cili është problemi i këtyre emisioneve dhe argumentet e juaja mbi ndikimin negativ ne shëndetin mendor te të rinjtë shqiptarë?


    Fabian Zhilla: Së pari, këto emisione përmbajnë diçka që është sureale, pra nuk është e vërtetë, krijojnë atmosfera të paqena në një shoqëri e cila në të vërtetë nuk e ka luksin për të bërë atë lloj jete që paraqitet aty.

    E dyta, përdorimi i hiperseksualitetit, keqpërdorimi i trupave të të rinjëve duke i përdorur ata për të tërhequr shikueshmëri sepse hiperseksualiteti tërheq shikueshmeri dhe kjo sigurisht e bën këtë tërheqje shikueshmerie, sepse janë efekte shumë të forta dhe efektet e forta sigurisht më pas e bëjnë njeriun dipendent dhe pas një efekti të fortë, t’i do të kërkosh një më të fortë dhe kjo sigurisht normalizon hiperseksualitetin dhe i çon të rinjtë, minorenët drejtë konsumit të pornografisë ku pastaj ka efekte jashtëzakonisht të dëmshme për formimin e tyre psikologjik.

    Së treti, them që këto lloj programe denigrojnë të rinjtë, krijojnë ankth tek ata sepse tek ata paraqesin disa të rinjë të cilët kanë forma perfekte dhe çfarë ndodh me ata të rinjë të cilët nuk mund të arrijnë ato forma? Dhe këtu sigurisht futet edhe biznesi, trupat e bukur, trupat e palestruar, trupat nëpërmjet kirurgjive plastike etj., të cilat në fakt mbrapa tyre qëndrojnë biznese, qëndrojnë produkte farmaceutike të cilat shiten dhe kjo në fakt nuk është në të vërtetë. Çfarë ndodh me ata të rinjë që janë shumica që nuk e arrijnë dot një trup perfekt për një mijë arsye dhe kjo sigurisht pastaj shërben se t’i nuk ke trupin e njejtë me atë se çfarë projektohet në media, atëherë fillon dhe bullizohesh.

    Së katërti, denigrimi që ndodh me këto programe, le të themi aktorët e këtyre programeve të cilët janë njerëz të thjeshtë, nesër do vazhdojnë jetën e tyre, do të rriten dhe këto filmime ngelen aty dhe kjo mund tu përdoret më pas për t’i bullizuar dhe për t’i shantazhuar.

    Nistori: Çfarë promovojnë emisionet e ashtuquajtura “Reality Show”?

    Fabian Zhilla: Çka është më kryesore, është promovimi i modeleve të cilët le të themi fitojnë famë pa kaluar një karrierë, pa kaluar një punë të ndershme, pra ne promovojmë modele të cilët thjeshtë nxjerrin trupin e tyre dhe papritmas duke u inxhinieruar nga regjisura, ata bëhen të famshëm ku duke u bërë të famshëm ata fitojnë reklama, duke fituar reklama bëhen të pasur dhe ky është modeli i suksesit. Atëherë kjo ka krijuar një konflikt me modelin e ndërtuar nëpërmjet punës, nëpërmjet shkollimit. Pra kemi një përmbysje vlerash, kemi një përmbysje modelesh. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Franca do të ndalojë eksportin e energjisë elektrike në Itali

    Lajmi i rradhës

    Të hyrat nga turizmi në RMV këtë vit po shënojnë rritje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë