Franca do të ndalojë eksportin e energjisë elektrike në Itali

    Italia mund të detyrohet të qëndrojë pa energji elektrike franceze për disa vite, nga ku importon 5 për qind të nevojave vjetore.

    Këtë e bën të ditur La Repubblica, e cila i referohet një komunikimi të lëshuar nga gjiganti francez i energjisë elektrike EDF, me operatorët e rrjetit italian dhe me Ministrinë e Tranzicionit Ekologjik.

    Ndërkohë, Franca vijon të zbatojë një sërë masash kundër energjisë së shtrenjtuar.

    Pas Kullës Eifel në Paris dhe Hotel de Ville në Versajë, edhe piramida e Luvrit do të jetë në errësirë: dritat që ndriçojnë monumentin do të fiken në orën 23:00.

    Vendimi është bërë i ditur nga ministri i Kulturës, Rima Abdul Malaku.

    Një masë që pason masa të ngjashme të vendosura nga kryebashkiaku i kryeqytetit francez Anne Hidalgo. 

    Lajmi Paraprak

    Sa kalori djeg një futbollist profesionist gjatë një loje?

    Lajmi i rradhës

    “SKA MA TURP” | Çka përçojnë “Reality Show” në Shqipëri?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë