S’ka më kufizime për çmimet e produkteve bazë

    Nga sot nuk është më në fuqi vendimi i Qeverisë për kufizimin e marzhës tregtare, që përfshinte bukën e bardhë, sheqerin, vajin e lulediellit, miellin e grurit të llojit 400 dhe 500, brumërat, orizin, qumështin, vezët, gjizën, djathin dhe kosin. Qytetarët thonë se sot nuk kanë vërejtur ndonjë dallim në çmimet e këtyre produkteve, duke shpresuar se shitësit nuk do të rrisin çmimet gjatë ditëve në vazhdim. Tani mbetet që çmimet e këtyre produkteve bazë të përcaktohen sipas kushteve të tregut.

    “Jo, sot nuk pash ndonjë ndryshim tek çmimet”, tha një qytetare.

    “Buka është njësoj. Trangujt janë njësoj. Këto janë gjërat që blej. Mollët, epo mollët janë rritur për 6 denarë”- qytetar.

    “Të ju them të drejtën këtu… nuk i shikova çmimet. 01:32 Mora vaj, por çmimi ishte i njëjtë.” – qytetar.

    “Sot nuk ka ndonjë dallim në çmim. Pothuajse janë krejt njëjtë. Buka, patatet janë njësoj.” – qytetar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gjashtë ushqime të pasura me kolinë, lënda ushqyese për shëndetin e trurit

    Lajmi i rradhës

    Farat e shalqinit – Burim vitaminash për organizmin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë