Snopçe: Ky regjistrim nuk vlerësohet si i besueshëm

    Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas publikimit të rezultateve të Regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

    Deputeti Halil Snopçe thotë se kanë rezerva për besueshmërinë, pasi siç thotë, mbi 100 mijë qytetarë nuk janë regjistruar.

    “Pas shpalljes së rezultateve të Regjistrimit Aleanca për Shqiptarët është duke analizuar rezultatet dhe do të dalim me një analizë të detajuar, por që në shikim të parë ne shprehim rezervat tona veçanërisht në dy segmente. 132 mijë qytetarë janë të imputuar dhe të paregjistruar në terren ndërsa vlerësojmë se numri i prej 260 mijë qytetarë që jetojnë jashtë vendit nuk përkojnë me realitetin dhe me të dhënat e publikuara nga organizatat ndërkombëtare”, tha Snopçe,

    Ai shtoi se nuk mund të vlerësohet si i besueshëm regjistrimi ku rreth 8% e popullsisë së përgjithshme dhe asaj rezidente nuk i dihet përkatësia kombëtare.

    Lajmi Paraprak

    Kështu janë deklaruar qytetarët sipas përkatësisë fetare në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    RMV, qytetetet me më shumë banorë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë