Snopçe: nëse shfuqizohet “shqipja” dhe miratohen “branitellat”, VLEN del prej Qeverisë

    Halil Snopçe, deputet / Fotografia është marrë nga video intervista me Nistorin në kuadër të zgjedhjeve 2024 në RMV

    Deputeti i ASh – krahu i Arben Taravarit, Halil Snopçe në Click Plus TV21 tha se nëse shfuqizohet Ligji për përdorimin e gjuhëve – gjuhës shqipe dhe miratohet Ligji për “branitellat”, VLEN do të dalë nga Qeveria, përcjell Nistori.

    “Për shkak të impaktit rus nëse hynë në aventura të këtilla dhe në mënyrë ekspres nuk e zgjidhim problemin, atëherë VLEN nuk ka vend në Qeveri. Çfarë vendi në Qeveri? Qoftë me Ligjin për gjuhën shqipe qoftë me Ligjin për “branitellat””, tha Snopçe.

    “Ligji është gati” – Snopçe thotë se “shqiptarët do të jenë më të përfaqësuar në të ardhmen”

    Ligji i ri do të sigurojë përfaqësim më të madh të shqiptarëve, tha deputeti Snopçe. Ai më tej bëri të ditur se ligjin e ka me vete dhe se nga java e ardhshme do të fillojnë tribunat për të marrë edhe vlerësimet e OJQ-ve.

    “Ligjin e kam këtu. Nuk do ta propozojmë menjëherë. Prej javës së ardhshme do të fillojmë me tribunat që të marrim vërejtjet dhe mendimet e OJQ-ve që ta bëjmë në mënyrën më të përsosur të mundshme dhe kemi pajtueshmëri edhe prej partnerit VMRO-DPMNE. Balancuesi edhe nëse shfuqizohet, kjo punë zgjidhet”, shtoi Snopçe.

    Snopçe vlerësoi se Maqedonia e Veriut vuan nga pandemia e mosndëshkimit të personave përgjegjës për korrupsion.

    Tha se pushteti i kaluar, nuk ka ndëshkuar personat e dyshuar për korrupsion dhe prandaj Maqedonia e Veriut përballet pandemi të korrupsionit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shumë të pavërteta në njoftimin e BDI-së, të gjitha kanë për qëllim marrëdhëniet ndëretnike

    Lajmi i rradhës

    Pavarësi e ulët e gjyqësorit!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë