Sot do t’u paguhen orët shtesë policëve të RMV-së

    Ministri Oliver Spasovski njoftoi se sot 4.471 punonjës në Ministrinë e Brendshme, të cilët kryen mbi 150 orë pune shtesë gjatë vitit 2020, do tu paguhet paga bonus në shumë prej 27.182 denarë.

    “Nga buxheti i Ministrisë së Brendshme kemi ndarë 121.530.722 denarë, përkatësisht 135.033.142 denarë në shumën totale bruto duke përfshirë taksën, fondet e planifikuara dhe të shpallura në dhjetor 2020. Kjo është rezultat i përpjekjeve të kësaj udhëheqje të Ministrisë së Brendshme për të ngritur statusin shoqëror të policisë”, tha Spasovski.

    Ai theksoi se me pagat e paguara të bonusit për 2017, 2018, 2019 dhe këtë vit, për vitin 2020, punonjësit në Ministrinë e Brendshme e dinë që puna dhe sakrifica e tyre vlerësohet dhe shpërblehet, diçka që më parë ishte një mision i pamundur.

    Lajmi Paraprak

    Formacionet e mundshme të ndeshjes Turqi – Uells

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, vende që kanë potencialin të shpallen të sigurta për udhëtim të lirë drejt BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë