Sot fillon greva e mësimdhënësve në RMV!

    Greva e SASHK-ut fillon sot dhe do të zhvillohet në të gjitha institucionet në nivel kombëtar në veprimtaritë e mbrojtjes fëmijërore – kopshte, në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe në konviktet e nxënësve dhe studentëve dhe institucionet e arsimit të lartë të cilët përmes rrugës së solidaritetit do të përfshihen në grevë. Greva do të zhvillohet duke mos i kryer detyrat e punës në vendin e punës dhe do të zgjasë derisa nuk gjendet zgjidhje adekuate e pranueshme për të dyja palët.

    Siç informoi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASH), Jakim Nedellkov në konferencën e djeshme për media, në mënyrë solidare do të përfshihen në grevë tashmë kanë nënshkruar kërkesë për t’iu bashkëngjitur grevës për çka janë njoftuar edhe punëdhënësit.

    Përfaqësuesi juridik i SASHK, avokatja Verica Arsova sqaroi se do të ngrihen kallëzime penale për të gjithë ata që do ta pengojnë grevën.

    Për punësimin eventual të punonjësve të përkohshëm të cilët do t’i zëvendësojnë ata që do të grevojnë, që është rregulluar me Ligjin e miratuar në vitin 2014, Nedellkov tha se Organizata Ndërkombëtare e Punës ka kërkuar nga Qeveria në vitin 2017, 2018 dhe 2022 ta heqin këtë vendim ligjor dhe ka shtuar se këto dispozita janë pengesë serioze për të drejtën e grevës.

    Lajmi Paraprak

    Në Kushtetutë si shqiptarë e jo si qytetarë që përbëjnë 20%

    Lajmi i rradhës

    Të mërkurën studentët do të protestojnë ndaj sjelljes së profesoreshës Besiana Mehmedi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë