Të mërkurën studentët do të protestojnë ndaj sjelljes së profesoreshës Besiana Mehmedi

    Studentët e Fakultetit të Arteve – drejtimi muzikor të mërkurën (13.04.2022) në ora 14:00 do të protestojnë kundër sjelljes jo-etike të profesoreshës Besiana Mehmedi, kështu njoftojnë nga grupi protestues për Nistori.

    Marshi protestues do të fillojë nga biblioteka e qytetit në Tetovë deri tek Universiteti i Tetovës. Protesta vjen si shkak i mos marrjes së masave të rektoratit ndaj sjelljes së Mehmedit.

    Çfarë ka ndodhur?

    Studentët e Fakultetit të Arteve – drejtimi muzikor në Universitetin e Tetovës, akuzojnë profesoreshën Besiana Mehmedi për sjellje jo etike dhe kërcënime, për shkak të statuseve dhe pëlqimeve që bëjnë ata nëpër rrjetet sociale. Ato më 07.04.2022 nëpërmjet një pres konference për media shprehën revoltë ndaj profesoreshës, duke thënë se ankesat e tyre që i kanë parashtruar çdoherë kanë hasur në derë të mbyllura. 

    Studentët pohojnë se profesoresha në fjalë me vite të tëra ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe ofendime ndaj studentëve ku dhe njërës nga studenteve e ka kapluar gjendja e panikut brenda orës mësimore në ndërkohë kur profesoresha ka bërtitur dhe ka ofenduar studentin tjetër. Për këtë studentët kanë edhe raport mjekësor. 21 ditë më herët kanë dërguar ankesë deri te të gjitha instancat brenda Universitetit të Tetovës dhe deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

    Reagon Arif Ziberi i “Elita 5” ndaj Besiana Mehmedit: Jam ankuar edhe unë, por kam hasur në dyer të mbyllura

    Në përkrahje të studentëve doli edhe vokalisti i grupit “Elita 5” Arif Ziberi. Ai shprehi revoltën e tij për profesoreshën në fjalë, ku dhe vetë para ca kohësh kishte ngritur zërin për problemet që kishte vajza e tij me profesoreshën Besiana Mehmedi, por siç ndodh çdoherë në vendin tonë ankesat shkojnë në vesh të shurdhër, u shpreh ai.

    FNA kërkon dorëheqjen e Besiana Mehmedit nga universiteti: Studentët janë në rrezik!

    Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) ka reaguar në lidhje me denoncimet e studentëve (dhe jo vetëm) të Fakultetit të Arteve kundër profesoreshës inordinare Besiana Mehmedi për kërcënime, fyerje, përbuzje dhe bullizëm sistematik ndaj tyre, tash e disa vite. FNA mbështet plotësisht kërkesën e të studentëve, me qëllim që ky rast të merr epilog sa më shpejt.

    Sipas FNA-së, skandalin e thellon qasja e kompetentëve, sepse dekani i Fakultetit të Arteve, Nafi Jashari, ka tendenca për të amnistuar profesoreshën Mehmedi.

    Reagon profesoresha Besiana Mehmedi

    Profesoresha Besiana Mehmedi i hedh poshtë denoncimet e studentëve në lidhje me atë se i ka kërcënuar. Mehmedi thotë se nuk do të ndodh as në ëndërr që ajo të dorëzohet para shtantazheve.

    Mehmedi ka akuzuar edhe Arif Ziberin e grupit të njohur “Elita 5”, ish-studentin Adis Ismaili, studentët Ardi Lena, Faton Berisha, Rilind Alimani, Erza Shefiti, Gurina Salihun, Inva Abdullahun dhe skenaristët e padukshëm, e cila mendon se është orkestrim ndaj saj për të ulur imazhin.

    Sa i përket grupit inicues për bojkot dhe kërkojnë masa apo përjashtim të profesoreshës, Mehmedi thotë se asnjë nga këta studentë që e quajnë veten viti i tretë, realisht nuk janë në të njëjtin grup.

    Mehmedi për në fund thotë se, dinjitetin njerëzor dhe profesional do ta mbrojë edhe në rrugë ligjore. Ajo këshill për median që mos t’u jepen hapësirë atyre që duan të kryejnë studimet me duar në xhepa, sepse kjo do të na hakmirret si shoqëri dhe si komb. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sot fillon greva e mësimdhënësve në RMV!

    Lajmi i rradhës

    Në Tetovë ekziston vetëm një stacion për matjen e ndotjes së ajrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë