Sot në rajonin e Tetovës janë sanksionuar shtatë autobusë për defekte në frena dhe mungesë pajisjesh

    Fotografia është ilustruese

    Punonjësit e policisë në SPB Tetovë, sot (24 nëntor) nga ora 09:00-15:00, kanë kryer kontrolle ndaj autobusëve për transport publik në këtë zonë dhe kanë hasur parregullis në to, njofton Nistori.

    Nga SPB thonë se gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar 7 autobusë (TE-6 dhe GV-1) me defekte teknike, prej të cilëve (TE-4 dhe GV-1) kanë pasur defekte në frena, si dhe një mjet drejtues (TE) me defekt në pajisjet e drejtimit dhe një me mungesë pajisjesh, gjegjësisht aparatit zjarrëfikës(TE).

    Të gjitha mjetet e kontrolluara me defekte janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi dhe ndaj drejtuesve të mjetëve dhe përgjegjësve të kompanive, si dhe personave juridikë do të vijojnë parashtresat përkatëse penale. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ministria i merr licencën “Besa Trans-it”, i ndalohet kryerja e veprimtarisë

    Lajmi i rradhës

    Lidhja midis izolimit social dhe rrtjes së inflamacionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë