Sot në RMV fillon karvani i vaksinimit kundër virusit Korona

    Prej sot fillon karvani për vaksinimin kundër Covid-19 që deri më 3 prill do të kalojë nëpër 14 komuna dhe vendbanime: Shuto Orizare, Kratovë, Radovish, Strumicë, Novosellë, Shkup (përballë Ist Gejt Moll), Kumanovë, fshati Matejç në Likovë, Haraçinë, fshati Sandevë në Çucer Sandevë, Zelenikovë, fshati Negotinë në Vrapçisht, Kërçovë dhe Strugë.

    Karvani organizohet nga Ministria e Shëndetësisë me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), USAID-it dhe UNICEF-it.

    Katër orë në ditë (nga ora 11 deri në 15 ose nga ora 12:00 deri në 16:00) në sheshe, tregje, shtëpi të kulturës në këto bashkësi lokale, qytetarët do të kenë mundësinë të vaksinohen dhe të informohen për përfitimet e imunizimit kundër COVID-19.

    Ata që janë vaksinuar jashtë vendit, do të mund të regjistrohen në lokacionet në sistemin “Termini Im”.

    Lajmi Paraprak

    Katari do të ndihmojë Gjermaninë të reduktojë varësinë nga gazi rus

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski: Të përqëndrohemi në zhvillimin e aftësive të personave me sindromën Down

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë