Sot në Tetovë protestohet kundër dhunës ndaj grave dhe fëmijëve!

    Fotografi ilustruese. Editoi: Nistori

    Sot në ora 17:00 në Tetovë do të organizohet një marsh protestues kundër dhunuesve ndaj grave dhe fëmijëve. Marshi do të fillojë nga sheshi “Iliria” deri te Gjykata Themelore e Tetovës, njofton Nistori.

    “Qendra për mbështetjen e gruas Tetovë, ShPShP “Cortex”, Lëvizja “Nëna dhe Fëmija” dhe “Rrjeti i Grave në Shkencë” organizojnë marshin mbështetës ndaj luftës kundër dhunës (keqpërdorimit të çfarëdo lloji) ndaj fëmijëve dhe grave. Kjo nismë mbështetet nga Komuna e Tetovës. Ftojmë të gjithë qytetarët, që mendojnë se këto akte duhen dënohen rreptësisht, t’i bashkëngjiten kësaj nisme. Marshi do të fillojë nga sheshi “Iliria” dhe do të përfundojë para Gjykatës Themelore të Tetovës”, njoftojnë nga Cortex.

    Ndryshe, ditë më parë një grup qytetarësh u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, në shenjë proteste kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, pas rastit të rëndë në Prishtinë, ku gjashtë ditë më parë, pesë persona përdhunuan një vajzë 11-vjeçare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në dy fshatrat e Tetovës nuk është regjistruar asnjë nxënës në klasë të parë

    Lajmi i rradhës

    Panaјotov: Problemi i gjuhës nuk do të mund të prishë marrëdhëniet Bullgari-RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë