Sot sërish do të protestohet për rastin “Onkologjia”

    Të hënën në orën 18:00 do të mbahet protesta e re për rastin “Onkologjia”. Siç theksojnë organizatorët, protesta do të nisë para Qeverisë dhe do të vazhdojë para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë, ku siç thonë ata do të kërkojnë përgjegjësi për të gjithë të përfshirët në skandalin me Klinikën e Onkologjisë, por edhe për zbardhjen e informacioneve për hetimin e tragjedisë në spitalin modular në Tetovë, përfshirë personat nga Ministria e Shëndetësisë si ministrat paraprak që ndikuan në mbulimin e rasteve.

    “Ju ftojmë edhe një herë në protestë të hënën para Qeverisë, së bashku në një zë për të shprehur zemërimin dhe revoltën tonë ndaj gjithë krimit që zien prej vitesh në Klinikën e Onkologjisë, por edhe në të gjithë sistemin shëndetësor dhe politik. Duhet të ketë drejtësi për viktimat!”, thuhet në njoftim.

    Protesta për rastet në fjalë, për herë të fundit u mbajtën më 4 shtator. “Vrasës” dhe “dorëheqje” ishin vetëm disa nga thirrjet e protestuesve në protestën nga Qeveria deri te Prokuroria e RMV-së.

    Për pacientët e ndjerë të Onkologjisë u mbajt një minutë heshtje në drejtim të ndërtesës së Qeverisë disa protestues hodhën vezë, vezë u hodhën edhe në ndërtesën e Prokurorisë.

    Më 1 shtator 2023, në bazë të urdhrit gjyqësor, sipas drejtimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup. Janë marrë disa kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe tjetër dokumentacion, të cilët do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës. Ky aksion erdhi pas publikimit të informacioneve në media se, se punonjësit e Klinikës së Onkologjisë në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.

    Lajmi Paraprak

    Si të mësojmë fëmijët me Çrregullime të Spektrit të Autizmit të lexojnë?

    Lajmi i rradhës

    Çdo i treti në Maqedoni ballafaqohet me varfërinë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë