Çdo i treti në Maqedoni ballafaqohet me varfërinë!

    Çdo i treti banor i Maqedonisë është i ekspozuar ndaj varfërisë. Me fjalë tjera, Maqedonia e Veriut u përket vendeve me rrezik të lartë të prekjes nga varfëria, ku më shumë se një e treta e popullsisë, gjegjësisht 32.6 për qind ose mbi 598.768 qytetarë përballen me vështirësi në sigurimin e mjeteve themelore të jetesës. Evropianët përkufizojnë se nën rrezik të varfërisë nënkuptohen familjet që përballen me cenueshmëri të rëndë materiale dhe sociale, nuk mund të përballojnë disa gjëra materiale ose aktivitete sociale, ose kanë intensitet shumë të ulët të punës, nivel arsimor, etj.

    Analizat e ndryshme tregojnë se arsimi i ulët, mungesa e punësimit dhe të ardhurat e ulëta janë faktorë gjenerik që ndikojnë në rrezikun e varfërisë. Nga Platforma kundër varfërisë rrugëdaljen e shohin në një zgjidhje sistematike, e çilat do të sigurojnë punësim dhe të ardhura të vazhdueshme dhe të qëndrueshme për kategoritë më të cenueshme. Nga atje shtojnë se një në tre qytetarë nuk ishte në gjendje të ngrohte në mënyrë adekuate shtëpinë ose të siguronte ushqim të mjaftueshëm ose të përballonte një pushim javor larg shtëpisë. Për më tepër shtojnë se mishi pothuajse nuk gjendet në tavolinat e më shumë se 35 për qind të popullsisë. “Ata që kishin pak tani kanë edhe më pak.

    Nuk po flasim më për cilësi ushqimore, por për një kategori që është nën kushtet e jetesës dinjitoze të qytetarëve. Buka në tryezë nuk është e mjaftueshme dhe tregues i përshtatshëm se dikush ka diçka për të ngrënë”, thonë nga kjo organizatë.

    Nga ana tjetër, rreziku i varfërisë si kategori statistikore tregon pozicionin e një individi në raport me të ardhurat kombëtare, shpjegon ekspertja Sarita Bradash. Megjithatë, ajo thekson se të varfëria mund të konsiderohen edhe grupe të caktuara që nominalisht nuk janë në rrezik të varfërisë. “Le të ketë dikush 20 mijë denarë, por kur i ndani me 30 ditë, lind pyetja nëse ai person mund t’i plotësojë nevojat themelore – ushqim, banim, ngrohje, transport”, shton ajo.

    Varfëria dhe përjashtimi social shpesh shoqërohen me papunësinë, por punësimi nuk është gjithmonë i mjaftueshëm për të ofruar kushte të mira jetese për punëtorët dhe familjet e tyre. Puna e denjë nënkupton mundësi për të gjithë për të marrë punë produktive dhe që ofron të ardhura të drejta, siguri në vendin e punës dhe mbrojtje sociale për familjet, perspektiva më të mira për zhvillim personal dhe integrim social, thonë ekspertët.

    Në vitin 2022, mbi 95.3 milionë njerëz në BE ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social, që do të thotë se përjetonin të paktën një nga tre rreziqet e varfërisë dhe përjashtimit social: varfëri, privim i rëndë material dhe social, ose jetesa në një familje me të ardhura shumë të ulëta nga puna,

    Kështu, përqindja më e lartë e popullsisë në rrezik brenda Bashkimit Evropian u regjistrua në Rumani (34 për qind), Bullgari (32 për qind), Greqi dhe Spanjë (26 për qind). Përqindja më e ulët e popullsisë në rrezik nga varfëria dhe përjashtimi social u regjistrua në Republikën Çeke (12 për qind), Slloveni (13 për qind) dhe Poloni (16 për qind). Në Islandë, 11.3 për qind e popullsisë është në varfëri ose përjashtim social. Në Serbi, 28 për qind e popullsisë është në rrezik nga varfëria dhe përjashtimi social, në Maqedoninë e Veriut, 33 për qind dhe në Mal të Zi 39 për qind. Në Shqipëri, pothuajse gjysma e popullsisë është në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social – 46.2 për qind. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Sot sërish do të protestohet për rastin “Onkologjia”

    Lajmi i rradhës

    Ndotja e ajrit nuk do të zhduket me 50 mijë automjete të reja, aq sa janë sjellë në Shkup në dhjetëvjeçarin e fundit (Inforgrafik)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë