Spasenovski: Qeveria pa BDI-në brenda, vetëm do t’i komplikojë punët

    Në kushtet e sfidave të rënda politike, siç është ngecja eventuale e integrimeve evropiane, mendoj se më së paku që i duhet këtij vendi është përjashtimi i BDI-së nga pjesëmarrja në qeverisjen e vendit, thotë profesori i së drejtës kushtetuese dhe sistemit politik, Aleksandar Spasenovski, në një intervistë për REL.

    Sipas Spasenovskit, qëndrimi i VMRO-DPMNE-së karshi BDI-së në këtë situatë politike, mund t’i përziejë më tej gjërat në vend. Sipas tij, tjetër gjë është çështja e sigurisë, e realitetit, e realizueshmërisë së kësaj ideje politike dhe diçka tjetër është çështja nëse ajo do të thjeshtojë apo komplikojë më tej rrethanat politike në vend.  “Nëse pyetem unë, mendoj se në kushtet e sfidave të rënda politike, si bllokada e mundshme, ndalimi i mundshëm i integrimit europian, apo marrëdhëniet e këqija dypalëshe me Bullgarinë apo gjeopolitika e ndryshuar, mendoj se më e pakta që i duhet këtij vendi është një ndërlikim shtesë me raste dhe me një problem të ri të brendshëm politik, si pasojë e përjashtimit të një partie të rëndësishme politike nga pjesëmarrja në qeverisjen e vendit.

    Pra, nga pikëpamja e qëllimeve të kërkesave të VMRO-DPMNE-së për përjashtimin e BDI-së, mund të gjejmë arsye, por nga pikëpamja nëse një zgjidhje e tillë kontribuon apo pengon, konkluzioni im është se nuk është e dobishme për stabilitetin e shtetit dhe për tejkalimin më të lehtë të mundshëm dhe më të mirë të sfidave politike me të cilat po përballemi”, deklaroi profesori Spasenovski.

    Lajmi Paraprak

    LD: Ideja për koalicion të zgjeruar drejt kolapsit – duhen zgjedhje të parakohshme

    Lajmi i rradhës

    Depresioni i studentëve | Mjekët shpjegojnë se si duhet t’i ndihmojmë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë