“Spasovski ka mendësi antishqiptare si Fërçkovski”

    Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili sot tha se në uniformat e njësitit special “Tigrat” nuk do të ketë mbishkrime në gjuhën shqipe.

    “Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot e rikonfirmoi se është një bashkëmendimtar i antishqiptarit Fërçkovski dhe shumë tjerëve në partinë ku bëjnë pjesë. Me deklaratën e sotme kundër përdorimit të gjuhës shqipe në emblemat e njësitit “Tigrat”, Spasovski na tregoi se kush e ndalon edhe pjesmarrjen e shqiptarëve në këtë njësit”, thuhet mes tjerash në reagimin e ASh-së.

    Nga ASh shtojnë se Spasovski me këto veprime po tregon se ai po e ndalon pjesëmarrjen e shqiptarëve në këtë njësi.

    Lajmi Paraprak

    Arrestimi i Borisovit, kërcenim edhe për kabinetin e Petkovit?

    Lajmi i rradhës

    Pushteti dhe opozita përplasje për krizën ekonomike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë