Spasovski: Masa të gjera hetuese për hapjen e tunelit në Idrizovë

    Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski thotë se po ndërmerren masa të gjera hetuese për ndriçimin e rastit, në të cilin është penguar arratisja e organizuar nga burgu i Idrizovës, përmes gërmimit të tunelit nëntokësor nga ana e të burgosurve në Idrizovë.

    “Aty po ndërmerren masa të gjera hetuese, jo vetëm tani pas zbulimit, por ky proces ka filluar edhe më herët. Në bashkëpunim me prokurin publik për krim të organizuar punohet në sigurimin e dëshmive dhe sigurisht se kjo do të jetë një rast i gjerë, ku duhet të dëshmohet edhe pjesëmarrja e të punësuarve në institucionet e burgut”, deklaroi Spaskovski në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të fushatës së MPB-së. 

    Njohuritë për aktivitetet që janë ndërmarrë në burgje, siç tha, MPB-ja i ka pasur rreth dy muaj. 

    “Tërë kohën punohet së bashku me Drejtorinë për ekzekutimin e sanskioneve, Agjencinë për sigurinë kombëtare dhe në këto korniza ngritet edhe shkalla e sigurimit edhe në burg edhe jashtë burgut. Kompetent janë Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve, megjithatë MPB-ja ishte çdo herë këtu që të ndihmojë dhe të mos cënohet siguria”, tha Spasovski. 

    Ai porositi se për secilin që ka kryer vepër penale duhet të ketë sanksione dhe përgjegjësi. 

    “Secili që ka kryer vepër penale do të përgjigjet. Kjo është pritja e qytetarëve që të gjithë që bëjnë krim, e prishin stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve, të dërgohen para drejtësisë”, tha Spasovski. 

    I pyetur deri ku është hetimi për rrëmbimin e të riut nga Shkupi, i cili po kërkohet tani 20 ditë, Spasovski tha se janë të njohura më shumë hollësira por nuk mund t’i kumtojnë publikisht që të mos e dëmtojnë hetimin. 

    Lajmi Paraprak

    Temperaturat e larta në fillim të vitit nxitën rritjen e hershme të prodhimeve agrokulturore

    Lajmi i rradhës

    Orari veror i fluturimeve fillon të zbatohet prej sonte në mesnatë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë