Orari veror i fluturimeve fillon të zbatohet prej sonte në mesnatë

    Aeroporti Nderkombëtar i Shkupit / Fotografia: Nistori

    Fluturime të reja dhe aviokompani të reja nga aeroportet në vend paralajmërohen gjatë sezonit veror. Orari veror i fluturimeve  fillon të zbatohet prej sonte në mesnatë. Nga TAV Maqedoni për MIA-n thonë se presin sezon të suksesshëm veror dhe ky do të jetë vit i rikuperimit të plotë pas pandemisë.

    “‘Lufthansa’ prej më 23 prill do të fillojë të fluturojë në relacionin Frankfurt-Shkup-Frankfurt, me dhjetë fluturime në javë. Destinacioni i ri, Split, do të vendoset nga ana e ‘Croatia Airlines’ nga aeroporti i Shkupit. Aviokompania do të fluturojë mes kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut dhe qendrës turistike në Dalmaci gjatë sezonit veror, prej 12 maj deri 14 tetor të këtij viti, dy herë në javë. Edhe një risi vjen nga aeroporti i Ohrit dhe nga kompania Air Serbia, e cila do ta rivendos linjen Beograd-Ohër nga qershori i vitit 2023. Qendra turistike dhe kulturore Ohri do të lidhet me linjë ajrore me Beogradin katër herë në javë”, deklaruan për MIA-n nga TAV Maqedoni.

    Si dhe sezonet e kaluara verore, edhe këtë, do të ketë fluturime nga aeroporti i Shkupit deri te destinacionet për pushime verore, si Antalia, Izmiri, Bodrumi, Hurgada dhe Tunisia (Monastir/Enfida). Këto fluturime sezonale fillojnë në fund të majit deri në tetor.

    “Sigurisht, presim edhe më shumë udhëtarë nga linjat sezonale në Aeroportin e Ohrit nga destinacionet tradicionale/vende nga/deri te të cilat fluturohet gjatë sezonit veror, siç janë Holanda (Amsterdam dhe Mastriht) dhe Polonia (Varshava dha Katovice). me këtë, AV Maqeodni pret sezon të suksesshëm veror dhe pret ky vit të jetë vit i rikuperimit të plotë pas pandemisë”, thonë nga TAV Maqedoni.

    Lajmi Paraprak

    Spasovski: Masa të gjera hetuese për hapjen e tunelit në Idrizovë

    Lajmi i rradhës

    Ngritet procedurë përgjegjësie për policin që ngacmoi disa vajza të një shkolle të mesme në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë