Spasovski: MPB e ka prioritet luftën ndaj korrupsionit

    Lufta kundër korrupsionit është prioritet i lartë i MPB-së, prandaj me plan dhe qëllim u intensifikuan aktivitetet. Vitin e kaluar ishin zbuluar 124 vepra penale korruptuese, ndërsa vazhdojmë me dinamikë të rritur në luftën kundër kësaj dukurie edhe në vitin 2023, shkroi sot në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

    Ai informoi se vitin e kaluar janë zbuluar 124 vepra penale korruptuese, për të cilat penalisht janë denoncuar 164 kryerës të veprave – 158 persona fizikë dhe gjashtë persona juridikë, me të cilat ishte shkaktuar dëm material, më i madh se 227 milionë denarë.

    Siç tha, keqpërdorimet e pozitës zyrtare te të cilat janë të pranishme elemente korrupsioni kanë përfaqësim më të madh.

    “Vitin 2021 e përfunduam me mbi 50 për qind rritje të funksionit zbulues të policisë të veprave penale që kanë lidhje me korrupsionin dhe janë penguar veprime korruptuese në vlerë prej rreth 149 milionë denarë. Edhe këtë vit vazhdojmë me dinamikë të rritur në luftën kundër kësaj dukurie”, shkruan Spasovski.

    Lajmi Paraprak

    Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Lambrecht para dorëheqjes?

    Lajmi i rradhës

    Zendeli: Gostivari për 20 vite qeverisje të BDI-së identifikon varfëri, korrupsion dhe migrim ekstrem

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë