Zendeli: Gostivari për 20 vite qeverisje të BDI-së identifikon varfëri, korrupsion dhe migrim ekstrem

    Pas paralajmërimit se kryetari i BDI-së do të takojë aktivistat e BDI-së në Gostivar, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli. Në “Facebook” Zendeli ka kritikuar Ahmetin se në 20 vite qeverisje BDI asnjë projekt nuk ka realizuar në Gostivar.

    “Shkas takimi i paralajmëruar i kryetarit të BDI-së z. Ali Ahmeti me strukturat partiake të Komunës së Gostivarit. Një pyetje për z. Ali Ahmeti? Për 20 vite qeverisje të BDI-së, a mund të identifikoni një projekt që keni realizuar në territorin e Komunës së Gostivarit dhe që ka rëndësi për qytetarët dhe shqiptarët e Gostivarit ? Nuk ka projekte të tilla z. Ahmeti !!!??? Qytetarët e Gostivarit për 20 vite qeverisje të BDI-së identifikojnë projekte si: varfëri, korrupsion, migrim ekstrem, boshatisje të hapësirave shqiptare, shantazhe ndaj qytetarëve, zhvatje parash, degradim të arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe çdo gjëje që keni prekur ju”, deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli.

    Ndryshe, BDI njoftoi opinionin ditë më parë se takimet e Ali Ahmetit do të zhvillojë disa takime me degën e Gostivarit të cilat do të zhvillohen çdo ditë, nga 14 deri më 21 janar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Spasovski: MPB e ka prioritet luftën ndaj korrupsionit

    Lajmi i rradhës

    Kriza ekonomike ka thelluar varfërinë menstruale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë