Spasovski: Nuk është faji i MPB-së që qytetarët ballafaqohen me probleme gjatë azhurnimit të dokumenteve

    Oliver Spasovski / Fotografia: AIM

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se nuk është faji i MPB-së që qytetarët ballafaqohen me probleme gjatë azhurnimit të dokumenteve personale për shkak të ndryshimit të emrave të rrugëve. Sipas Spasovskit faji qëndron te Qyteti i Shkupit dhe komunat e tjera që duhet të sigurojnë certifikatat për qytetarët. Numri një i Punëve të Brendshme, tha se ka raste kur një rrugë që më herët kishte vetëm një emër, tani bart tre emra, dhe askush në sistem nuk mund ta dijë se cila pjesë e rrugës si quhet. Sipas tij, së bashku me KSHZ-në është konstatuar se një gjë e tillë paraqet problem edhe në sistemin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye nevojitet certifikata nga Qyteti i Shkupit që qytetari ta dijë saktë se në cilën pjesë të rrugës përket.

    “Qytetarët presin madje deri në 10 ditë që ta marrin atë certifikatë dhe praktikisht për këtë arsye, kur duhet të vijnë në orarin për fotografim në MPB, për shkak se paraprakisht nuk i kryejnë detyrimet nëpër institucione, kanë probleme. Megjithatë dua të theksoj se qytetari nuk e humb orarin, në atë moment nuk mund të fotografohet pasi nuk e ka të dokumentin, por menjëherë pasi merr certifikatën shkon dhe kryen punë. Apeloj që institucionet të jenë më të azhurnuara, pasi ne jemi këtu për qytetarët”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Transportuesit privatë në Shkup shpresojnë që pas rikthimit në qarkullim të kompensojnë të gjitha humbjet

    Lajmi i rradhës

    Petkoviq dënon betimin e kryetarëve të rinj në veri të Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë