Spasovski thotë se është ulur krimi në RMV

    Ministri Oliver Spasovski thotë se plani strategjik i MPB-së është ulja e krimit, ndërsa gjendja në Maqedoninë e Veriut mund të vlerësohet si stabile, pa tendencë për përkeqësim.

    Ai tha se sipas periudhës janar-korrik 20202 nëse krahasohet me të njëjtën periudhë të këtij viti, shihet se krimi është ulur për 10.8%.

    Ministri shtoi se ulje të krimit ka në drogë dhe mjete narkotike, emigrim ilegal dhe armë, ndërsa policia ka rezultate të mira.

    “Policia ka rezultate të mira. Gjatë kësaj periudhe u zbuluan dy grupe kriminale me 16 anëtarë dhe 8 transportues ndërkombëtar të drogës. Nga janari deri në korrik janë zbuluar 77 vepra penale me 84 kryes për tregti me armë”, tha Spasovski.

    Në lidhje me emigrimin ilegal, ai theksoi janë zbuluar 13 veta si grup i organizuar të cilët kanë transportuar emigrantët nga Lindja e afërt përmes Greqisë në Maqedoni.

    Lajmi Paraprak

    Si mund të bëheni turist në Hapësirë dhe sa mund t’ju kushtojë?

    Lajmi i rradhës

    Carovska: Apelojmë deri tek të gjithë mësimdhënësit që të paraqiten për vaksinim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë