SPOGJ: Askush nuk ka të drejtë ta pengojë grevën

    Në ditën e tretë të protestës së të punësuarve në “Financa” pati brohoritje dhe fishkëllima kundër Gjykatës Kushtetuese. Para kësaj godine për dy orë rresht të punësuarit në Ministrinë e Financave, në Byronë për prokurime publike dhe Drejtorinë për çështje pronësore-juridike kërkojnë nga kushtetuesja të merret sa më shpejtë një vendim kundër pezullimit të rritjes së pagave të tyre për 30% që morën për 11 muaj. Nga SPOGJ thonë se as pushteti e as gjyqësori nuk guxojnë të frikësojnë protestuesit, por kërkojnë takim me kreun e gjykatëses së kushtetueses për t’i dhënë një zgjidhje pozitive për 620 punonjësit.

    “Ne këtu protestojmë dhe nesër do të protestojmë para Ministrisë së Financave, nëse do të ketë grevë apo jo do të vendosin koleges pas nesh! As ministri i financave e as kryeministri e as kryetarja e Gjykatës Kushtetuese nuk mundet e as nuk guxon të përzihet në punët e brendshme të sindikatës ose në vendimet që marrin anëtarët e sindikatës. Nëse ka grevë, a do të punoj thesari apo a do të punoj sektori buxhetit atë do ta vendosim ne dhe më së paku do të vendos ministri i financave”, tha Tërpe Deanovski, Kryetar i SPOGJ.

    Reagimi i menjëhershëm vjen nga Gjykata Kushtetuese. Vendimi përfundimtar do të merret në kohën më të shkurtër të mundshme, por sipas Rregullores së Punës, për këtë çështje afati është 30 ditë.

    “Personi i lartpërmendur po i mashtron punonjësit që përfaqëson, e më pas të gjithë qytetarët e tjerë, me deklaratën: ‘në vend që të debatojmë me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese dhe ministrin e Financave brenda vendit, ne po debatojmë përmes jush mediave’. Gjykata, kur vendosi për fillimin e procedurës, nuk ka vendosur me qëllim të cenimit të të drejtave të punonjësve, por për të mbrojtur kushtetutshmërinë, që në këtë rast ekziston si dyshim”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

    Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese që të merr një vendim para Vitit të Ri, duke shpresuar se do të jetë një dhuratë e mirë para festave për punonjësit.

    “Derisa Gjykata Kushtetuese nuk sjell verdiktin final nuk ka asnjë zgjidhje tjetër sepse sërish dikush mund ta interpretoj si kushtetuese apo ta kontestoj si jo kushtetuese vendimin e radhës. Prandaj vlerësoj se Gjykata Kushtetuese si në çështjet tjera që ka marrë vendime, do të merr vendim edhe për këtë situatë dhe hapi i radhës do të jetë negocimi me palët e prekura për të arritur një zgjidhje afatgjate”, deklaroi Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

    Kushtetuesja ka tri mundësi veprimi në këtë rast, tu jep të drejtë punonjësve për vazhdim të marrjes së 30% të pagave duke vërtetuar se vendimi është kushtetuese; të anuloj plotësisht vendimin e ministrit për rritje pagash si jo kushtetues që në këtë rast punonjësit do duhet ti kthejnë 30% e rritjes së pagave për 11 muaj e kaluar në buxhetin e shtetit; ose të shfuqizoj vendimin, duke mos vazhduar të vlejë më tutje. Më 5 dhjetor, Gjykata Kushtetuese pezulloi përkohësisht vendimin që doli nga nenit 66, paragrafi 3 i ligjit të buxhetit, i cili mundësonte rritje 30% të pagave për këto tre sektorë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shkupi i dorëzoi BE-së udhërrëfyesit për reformat dhe afatet

    Lajmi i rradhës

    Mbështetja e eksportuesve ul papunësinë dhe varfërinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë