Stoilkovski: Kovaçevski mbron politikat e Zaevit

    Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski u shpreh se nuk mund të presë diçka mirë për shkak se mandatari që e zëvendësoi Zaevin lavdëronte atë.

    “Maqedonia tani ka mandatar që i mbronte politikat e Zaevit dhe ekipit të tij. Kovaçevski si mandatar vjen nga pozita e zëvendësministrit të Financave dhe është njëri që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikoi negativisht në ekonominë e Maqedonisë”, tha Stoilkovski.

    Ai po ashtu theksoi se LSDM-ja është e paaftë edhe në gazifikim dhe për 4-5 vite është lënë kjo punë, ndërsa për VMRO-DPMNE-në, siç thotë ai, gazifikimi është prioritet.

    “Sa i përket investimeve kapitale do të fol për një nga strategjitë e VMRO-DPMNE-së për gazifikimin, diçka që për 4-5 vite u la anash”, tha Stoilkovski.

    Lajmi Paraprak

    Si të ulni tensionin e lartë të gjakut pa përdorur ilaçe

    Lajmi i rradhës

    Të mësohemi t’i kuptojmë temat e fëmijëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë