Të mësohemi t’i kuptojmë temat e fëmijëve

    Nëse unë i vrojtoj fëmijët në grupin tim përgjatë programit ditor, shpesh i’a shtroj vetes pyetjen: «Pse luan një i ri vetëm me hekurudhë në këndin e lojërave apo pse një gocë përherë merret me të njëjtin libër? »Dhe mandej më rrjedh pyetja vetvetiu, çfarë është tema e fëmiut dhe si mundem unë ta nxiti këtë pasion individual.

    Detyra është pra, të vrojtosh me ndjeshmëri dhe të krijosh një bazament emocional.

    Fëmijët tregojnë tashmë shumë herët se cilat gjësende dhe cilat situata ata i dëshirojnë. Ata i kryejnë ato veprime në mënyrë të përsëritshme dhe gëzohen kur marrin verifikim për qasjen e tyre. Edhe pse dikush nga jashtë disa veprime të fëmijëve i kualifikojnë si të «pa sens», kështu mëson fëmiu përgjatë lojës, p.sh. t’i  zotëroj fuqitë fizikale. Nëse një fëmijë ka nevojë për ndihmë në temën e tij, është me rëndësi që fëmiut t’i jipet ndihma e nevojshme. Dhe para se gjithash është me rëndësi, të nxitet pasioni individual. Për shembull unë e kam një fëmijë në grupin tim, që në shtëpi shikon me qejf filma të vizatuar, ku aty luftohet.  Tema «fitues dhe humbës» e preokupon atë shumë saqë ai shpesh pretendon fitore ndaj vëllait të tij. Në kopsht, ai kërkonte vet fotografi, ku në të tregohen macja dhe miu. Atëherë ai i pikturonte ato dhe më tregonte mua se macja e zuri miun dhe e kafshoi. Temën «fitues dhe humbës» e pasqyronte këtu përsëri. Unë kërkoja libra, në të cilat tema «fitues dhe humbës» do të trajtoheshin. Kështu unë kisha mundësi që pasionin e tij individual ta përkrahja (nxitja) dhe i dhash atij një verifikim për qasjen, veprimin e tij.
    www.heilpaedagogik-info.de Autorin: Diana Saft, September 2009 

    Fëmijët të pranohen ashtu siç janë

    Fëmijët tregojnë shumë herët se ku gjinden, se programi ditor i përshtatet apo jo nevojave të tij. Nëse ata janë të mbingarkuar, atëherë shpesh shfaqen të frikësuar, agresiv apo qajnë. S’bën të harrohet edhe tema e angazhimit jo adekuat…Fëmijët që në përditshmëri kanë aktivitete të cilat janë nën aftësitë e tyre, pjesërisht devijojnë në sjellje sociale: reagojnë me shpërthim – mllef ose me sjellje të ç’rregulluara, i refuzojnë ofertat dhe sillen si fëmijë të vegjël.

    Pyetja –(W-për gjuhën gjermane): Tregoni interesim të vërtetë ndaj fëmijëve

    Vrojtimi i fëmiut gjatë lojës së tij të lirë është çelësi për sukses. Pyetjet pasuese ndihmojnë, pa paragjykime dhe objektivisht të vrojtohet sjellja e fëmijut, resp. «të lexohet» motivimi dhe interesimi i tij:

    • Pse
    • Si
    • Me kë/çfarë
    • Kur
    • Sa shpesh
    • Ku
    • Përse

    Luan fëmiu? Ose të pyetet ndryshe: «Në çfarë i njoh unë kompetencat e tij dhe potencialin e tij?»

    Burimi: https://www.fruehekindheit.pratteln.ch/albanian/?fbclid=IwAR2g01DdlMhOx_9EhSkqjF4jYKwpXTBcogIZ0CVakC1MPxr5qXXLgQlJvyQ

    Lajmi Paraprak

    Stoilkovski: Kovaçevski mbron politikat e Zaevit

    Lajmi i rradhës

    Dauti: Është e frikshme sesi tragjedi kaq të mëdha ende nuk kanë epilog, ndërkohë që ne të gjithë jemi vizitorë spitalesh e udhëtarë autobusësh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë