Strumicë – Protestohet kundër masave Covid-19

    Protestuesit në Strumicë kanë kërkuar heqjen e masave aktuale shëndetësore, të cilat për ta janë jodemokratike dhe antikushtetuese dhe kufizojnë të drejtën e lëvizjes. Ata thonë se nuk janë kundër vaksinimit, por nuk duhet të jetë i detyrueshëm, përcjell Nistori.

    “Masat për përballimin e situatës shëndetësore në vend i vlerësojmë si jodemokratike dhe segreguese. Ne vlerësojmë dhe besojmë se secili duhet të ketë të drejtën e zgjedhjes dhe theksojmë se nuk jemi kundër vaksinimit, por secili duhet të ketë të drejtën e zgjedhjes”, – tha Lidija Panova, e autorizuara e Shoqatës së Qytetarëve “Liri dhe Drejtësi”.

    Ata informuan se në të ardhmen do të veprojnë si shoqatë e regjistruar dhe do të punojnë në sensibilizimin e qytetarëve për të drejtat dhe liritë e njeriut, për aplikimin dhe realizimin e tyre në mënyrë institucionale dhe do të organizojnë protesta përderisa do të ketë masa kundër Covid-19. /AIM/Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dialogu Kosovë-Serbi, një takim i mundshëm në Bruksel ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit

    Lajmi i rradhës

    “Turizmi bashkon Ballkanin”, nuk janë fajtorë popujt nëse politikanët nuk mund të merren vesh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë