“Turizmi bashkon Ballkanin”, nuk janë fajtorë popujt nëse politikanët nuk mund të merren vesh

    Foto: Lirim Shabani

    Ndryshe, para pandemisë rreth 400.000  turistë e vizitonin Bullgarinë, sidomos gjatë sezonit të skijimit, kurse rreth 100.000 turistë bullgarë kanë udhëtuar në Maqedoni. Në ceremoninë që u mbajt në Bullgari, morën pjesë përfaqësues të ambasadave të Shqipërisë, Kosovës, Greqisë dhe Turqisë.

    Nuk e kanë fajin popujt nëse politikanët nuk mund të merren vesh. “Turizmi bashkon Ballkanin” është motoja e ngjarjes ndërkombëtare në të cilën ishin ndarë çmimet ballkanike të industrisë së turizmit në Sofje, e cila tradicionalisht mbahet për të shtatën herë me radhë. Maqedonia mori dy çmime, edhe atë – për hotelin më miqësor dhe për hotelin dhe spa-pushimoren më të mirë në Ballkan.

    “U bëjmë thirrje edhe politikanëve maqedonas, edhe politikanëve bullgarë që të gjejnë një zgjidhje të arsyeshme që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt që është e mundur që të mund turistët e Maqedonisë dhe Bullgarisë të udhëtojnë në vendin fqinj në numër sa më të madh. Vendosëm një qëllim – për 10 vite të ketë një milion turistë maqedonas në Bullgari dhe dy milionë turistë bullgarë në Maqedoni”, tha Arkan Kerim, ish-kryetar i Odës Hotelierike Turistike.

    Por, ish-njeriu i parë i Odës Ekonomike të Turizmit, thotë se duhet të ndërtohet rruga Shkup-Sofje, sepse siç shton, është absurde që 220 km të kalohen për 4 orë. Për 4 orë me aeroplan mund të arrihet në Dubai, prandaj turistët do të preferojnë të shkojnë në Dubai, sesa në Shkup dhe Sofje, thekson ai.

    “Këtë ngjarje e organizuam me shumë partnerë tanë evropianë, partnerë mediatikë nga Bullgaria dhe vendet ballkanike, siç janë Shqipëria dhe Turqia. Bëhet fjalë për ngjarje serioze me rreth 150-200 pjesëmarrës. Kishte zyrtarë dhe përfaqësues nga ministritë. Në këtë mënyrë e bashkojmë Ballkanin në kohë pandemie, për dallim nga politika e cila bën përçarje”, pohoi Doni Georgiev, organizator i ngjarjes “Turizmi bashkon Ballkanin”.Ndryshe, para pandemisë rreth 400.000  turistë e vizitonin Bullgarinë, sidomos gjatë sezonit të skijimit, kurse rreth 100.000 turistë bullgarë kanë udhëtuar në Maqedoni. Në ceremoninë që u mbajt në Bullgari, morën pjesë përfaqësues të ambasadave të Shqipërisë, Kosovës, Greqisë dhe Turqisë. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Strumicë – Protestohet kundër masave Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Në portin e Qipros vendoset vepra e artistit shqiptar, Besim Çaushit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë