Subvencionet paguajnë borxhet e ekonomive bujqësore në RMV

    Borxhet e ekonomive bujqësore mund të shlyhen përmes subvencioneve. Kompensimi për pagesat e pashlyera për marrjen me qira të tokës bujqësore për shfrytëzimin e kullosave apo ujit me pëlqimin e vetë fermerëve mund të anulohet me subvencionet. Për më tepër edhe mospagesa e këtyre detyrimeve mund të sjellë humbjen e mbështetjes financiare të shtetit. Aplikanti duhet të dorëzojë deklaratë të noterizuar brenda 20 ditëve nga dita e njoftimit nga Agjencia e Pagesave për borxhet e papaguara. Në rast se aplikanti nuk jep pëlqimin, subvencioni i miratuar nuk paguhet. Nëse shuma e mbështetjes financiare për përfituesin nuk është e mjaftueshme për të shlyer të gjitha detyrimet, pagesa do të bëhet sipas një renditje të caktuar, dhe atë fillimisht për qira, pastaj për ndihmë të jashtme, për ujë dhe për kullosa.

    Ministria e Bujqësisë i dorëzon Agjencisë së pagesave apo organit që paguan subvencionet, të dhënat për detyrimet financiare të papaguara deri më 15 janar 2023. Nëse ndodh ndonjë gabim teknik, Ministria dhe ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbimin do të kryejnë azhurnimin e të dhënave.

    Njëherësh, një ekonomi bujqësore nuk mund të marrë më shumë se 18 milionë e 450 mijë denarë subvencione.

    Sipas zgjidhjes ligjore të vendosur shtatë vite më parë, fermerët mund të lirohen nga borxhet e tyre dhe me këtë do të ushtrojnë të drejtën e subvencioneve, sepse kushti për marrjen e subvencioneve është që fermerët të kenë shlyer obligimet ndaj shtetit. Shfrytëzimi i mjeteve dhe pagesa e tyre kryhet pasi të kryhet procedura e kompensimit të detyrimeve nga kompensimi i mbështetjes financiare me detyrimet financiare të pashlyera të përdoruesit të mjeteve ndaj Ministrisë dhe organeve të tjera shtetërore.

    Ndryshe, me modelin e ri të subvencioneve bujqësore apo me rishpërndarjen e mjeteve synohet që pjesa më e madhe e subvencioneve të shkojë për sasitë e prodhuara. Me fjalë të tjera, me modelin e ri të propozuar, të gjithë fermerët marrin subvencionim bazë për ruajtjen e tokës në gjendje të punueshme. Ata fermerë që prodhojnë kultura ose produkte të rëndësishme, pra kultivojnë tokën, arrijnë rendiment dhe shitje, marrin një subvencion shtesë.

    Nga Federata e Fermerëve presin që të gjendet një zgjidhje lidhur me kriteret e shitblerjes. Pra, organizata që përfaqëson interesat e bujqve vlerëson se duhet gjetur një zgjidhje që do të mbulojë me një dokument të përshtatshëm ose të raportojë të gjitha format e shitjeve si blerës të regjistruar, shitje nga fermeri te fermeri, në treg, duke bërë rishikime dhe të ngjashme. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Eliminoni gërvishtjet nga mobiliet e drurit me një veprim

    Lajmi i rradhës

    Nga Vallandova në Krushevë, “Qyteti i kulturës”, nuk është shqiptar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë