Sulm me kallash në Kumanovë, plagoset mjeku Zekirija Shahini

    Pulmologu nga Likova, Zekirija Shahini ka qenë cak i një atentati sot në Kumanovë. Ndaj tij kanë shtënë dy persona me pistoleta. Identiteti i tyre nuk dihet për shkak se mësohet që kanë pasur të vendosura maska. Gjendja e tij shëndetësore është e stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë.
    Policia e ka konfirmuar rastin.

    “Rreth orës 13:54 minuta në Kumanovë, dy persona të panjohur kanë shtënë me armë në veturën e personit Zekirija Shahini nga fshati Sllupçan i punësuar në Klinikën e Pulmoloigjisë. Me ndihmën e par është dërguar në Spitalin e Qytetit” , njoftojnë nga SPB Kumanovë.

    Motivet e atentatit nuk janë bërë të ditura, ndërsa policia ka formuar disa pista hetimi me qëllim identifikimin e personave. Ndërkohë Prokuroria Publike ka njoftuar se indikacionet e para nuk flasin për incident të armatosur me motive politike.  Zekirija Shahini aktualisht ndodhet në garë për kryetarë këshilli në Kuvendin komunal të Likovës. Është i punësuar në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup, ndërsa në vitin 2001 ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Fushata / Fëmijët keqpërdoren për promovim

    Lajmi i rradhës

    Të rinjtë sot në Serbi nuk janë kopje e 5 tetorit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë