Sulmohet me sëpatë gazetari dhe kameramani nga Tetova, ShGM kërkon që MPB të reagojë menjëherë

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) kërkon nga MPB-ja që të bëjë hetim të shpejtë dhe efikas për sulmin e sotëm ndaj gazetarëve të TV Pollogu i Tetovës, njofton Nistori.

    Përkatësisht, sot gjatë xhirimit të reportazhit në shkollën fillore “Naim Frashëri” në fshatin Gjurgjevishtë, Komuna Vrapçisht – Gostivar rreth orës 14:00, gazetari Nevri Ademi dhe kameramani Zbulim Maksuti janë sulmuar verbalisht e më pas fizikisht nga një person.

    Sipas deklaratave të gazetarëve, gjatë realizimit të një reportazhi, përkatësisht projekteve të realizuara në shkollë, përderisa kanë qenë duke filmuar, Bedri Etemi u është drejtuar atyre me ofendime dhe kërcënime verbale.

    • ShGM ka kontaktuar gazetarin e TV Pollogut Nevri Ademi dhe ai e ka konfirmuar këtë incident: Përderisa ishim duke incizuar dhe punuar reportazhin me kolegun Zbulim, na është afruar personi Burhan Hamiti dhe na është drejtuar me fjaë fyese, më kapi për koke dhe më shtye te shkallët. Pastaj doli në oborrin e shkollës dhe filloi të na ndiqte me sëpatë. Me shpejtësi hipëm në veturë dhe u drejtuam në stacionin policor për të raportuar sulmin, ndërsa sulmuesi gjatë gjithë kohës na ka ndjekur me veturën e tij deri në fshatin Negotinë të Gostivarit – ka deklaruar Ademi.

    ShGM kërkon nga MPB që të bëjë hetim të shpejtë dhe efikas në interes të gjetjes dhe sanksionimit të sulmuesit. Theksojmë se kërcënimi me jetë janë krime sipas Kodit Penal dhe Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike duhet urgjentisht të hetojnë dhe të ndjekin penalisht për të dënuar ata që shkelin ligjin dhe për të parandaluar krime të tilla të mundshme në të ardhmen. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    PËR QENTË

    Lajmi i rradhës

    “Skandalet e Teuta Arifit pasqyrojnë mentalitetin korruptiv të BDI-së”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë