“Skandalet e Teuta Arifit pasqyrojnë mentalitetin korruptiv të BDI-së”

    Aleanca për Shqiptarët (ASh) nëpërmjet një komunikate ka reaguar për keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga ana e eksponentëve të BDI-së, konkretisht ish-kryetares Teuta Arifi, përcjell Nistori.

    “Të shurdhër kuptohet që janë institucionet e shtetit të cilat duhet t’i japin drejtësinë, prokuroria dhe gjykatat. Mbrëmë në debat ish-kryetarja e Tetovës dhe nënkryetarja e BDI-së zgjedh që të mbrohet në heshtje në lidhje me akuzat për zhvatjen e parave të qytetarëve.

    Skandali i Teuta Arifit dhe i keqpërdorimit të buxhetit të tetovarëve nuk është rast i izoluar, por fenomen i kudondodhshëm, mentalitet korruptiv dhe kriminogjen. Prezent në çdo komunë e çdo institucion që menaxhohet nga BDI-ja.

    Fenomen në vetvete është heshtja dhe lenia në harresë dhe papërgjegjesi ndaj këtyre veprave penale nga ana e institucioneve që duhet ta hetojnë krimin siç është prokuroria, policia financiare, policia e shtetit etj.

    Fenomen është kur këto institucone e sidomos policia financiare është bërë pjesë e inventarit në komunat që udhëhiqen nga opozita shqiptare me qëllim shantazhi dhe asnjë kontroll ndaj institucioneve të udhëhequra nga ana e BDI-së. Është fenomen kur pas 20 vitesh qeverisje, përveç që çdo ditë dëgjojmë skandale, nuk kemi dëgjuar asnjë ditë përgjegjësi për ndonjë funksionar të BDI-së, ndërsa popullin që pretendon që e përfaqëson ta kesh të përfaqësuar me rreth 90% nëpër burgje duke i montuar procese politike.

    Fenomen është blerja dhe shantazhi i votuesve nëpërmjet kontratave për efekt zgjedhjesh. Ndërsa ikja dhe migrimi, paperspektiva dhe zhgënjimi janë pasojat që prodhojnë këto fenomene të BDI-së, të cilave zili do t’ua kishin edhe ideatorët dhe ekzekutorët e shpërnguljeve masovike të shqiptarëve gjatë shekullit 20″ – shtojnë nga ASh. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sulmohet me sëpatë gazetari dhe kameramani nga Tetova, ShGM kërkon që MPB të reagojë menjëherë

    Lajmi i rradhës

    Arrestohet personi që kërcënoi gazetarin dhe kameramanin me sëpatë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë