Sveçla: Njëri prej sulmuesve të vrarë, rojë e Vulinit më 2013

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri të ditur se sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët në sulmin terrorist në Banjskë është edhe Bojan Mijailoviq, truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

    Sveçla në një postim në Facebook shkruan se shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës.

    Lexoni të plotë njoftimin e tij:

    Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radoiçiq.

    Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

    Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës.

    Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandar Vuçiq në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radojçiq, si nënkryetar i Listës serbe dhe truproja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s. Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë.

    Këto fakte janë dëshmi tjetër se synimet e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës nuk kanë ndryshuar aspak nga koha e regjimit të Millosheviqit, ish-ministri i Propagandës së atij regjimi, tash president i regjimit aktual në Serbi. Edhe optimistët më të mëdhenj që deri tash e kanë gënjyer veten për ndryshimet në këtë shtet besoj janë bindur për të kundërtën këto ditë.

    Dua të shpreh edhe njëherë mirënjohje për qëndresën e Policisë së Kosovës atë ditë  dhe për profesionalizmin e pashoq, aksion në të cilin nuk është lënduar asnjë civil. 

    Lajmi Paraprak

    BE: Me plan të ri për integrimin dhe rritjen ekonomike të BP

    Lajmi i rradhës

    Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për anulimin e Udhëzimit për mbajtjen e regjistrave amë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë